Akash shkon tek shtëpia e Pajalit në mes të natës. Ai nuk arrin ta nxjerrë Pajalin jashtë që ta takojë kështu që futet fshehurazi brenda. Pajal sheh Akashin dhe sillet çuditshëm në sy të hallës. Akash fshihet poshtë tavolinës. Sham ka në plan të vrasë Anxhalinë.
NK vjen gjithashtu në shtëpinë e Kushit. Ai përballet me hallën. Kushi dhe Arnav kanë ngecur në dhomë. Kushi habitet kur merr vesh se NK ka ardhur. Halla shkon tek dhoma e Kushit dhe Pajalit. Kushi e hedh Arnavin në krevat dhe e mbulon me batanije sikur është Pajali.
Arnav pyet NK pse shkoi tek shtëpia e Kushit. NK e pyet Arnavin nga e di. Arnav nuk i jep sqarime por kërkon të dijë pse shkoi. NK dhe Akash tallen ndërsa Arnav nxehet.
Arnav më në fund pranon që të bëhet ahengu. Të gjithë fillojnë me përgatitjet. NK komplimenton Kushin që plani i saj funksionoi. Kushi i thotë se Arnav tani do e pranojë humbjen. Arnav vjen dhe i thotë se fituesi shpallet në aheng dhe i thotë të praktikohet mirë pasi këtë herë ai nuk do jetë aty për ta mbajtur kur ajo të bie.
Familja Raizada shkojnë në shtëpinë e Kushit. Kushi hap derën e veshur si Manorma. Arnav habitet ndërsa Manorma nuk e ka mendjen. Kushi e mbyll derën dhe shkon të ndërrohet… / revistawho.com