close
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav shpëton Kushin, ja çfarë do ndodhë të hënën

Screenshot_3

Kushi nuk pranon të bëjë siç thotë Shami. Ai largohet nga shtëpia e Kushit ndërsa ajo mërzitet dhe i thotë Pajalit se është faji i Arnavit për gjithë këtë. Në mëngjes Lavanja i thotë Arnavit se Kushi ka kërkuar një kusht që do vijë në shtëpi kur ai të ketë ikur dhe do largohet përpara se ai të vijë nga puna. Arnav largohet me nerva për të shkuar në zyrë kur përballet me Kushin. Kushi largohet me shpejt nga Arnavi dhe përplaset me murin. Anxhali i kërkon Kushit t’i mësojë Lavanjës historinë e Lordit Krishna. Kushi ja shpjegon Lavanjës në një mënyrë që të gjithë mbeten të mahnitur. Në këtë kohë vjen Arnav i cili e injoron Kushin me shikim. Pasi ikën Arnav Kushi vazhdon t’i tregojë historinë Lavanjës. Më pas gjyshja dhe Anxhali që po dëgjonin me endje Kushin shkojnë në kuzhinë. Lavanja për të mos dëgjuar më historinë ikën gjithashtu. Kushi mbetet vetëm ndërkohë që bie telefoni i shtëpisë. Kushi e hap dhe habitet kur i flet Arnav. Ai telefonon për të ditur çfarë do Anxhali për pjatën e lutjes. Kushi ja thotë çfarë duhet por Arnav i thotë të pyesë Anxhalinë. Ai ja mbyll telefonin Kushit. Lavanja vjen përsëri dhe Kushi vazhdon historinë. Ajo i thotë se Lord Krishna ka 108 emra. Anxhali vjen dhe thotë se një nga emrat mund të jetë emri i bashkëshortit të saj. Por para se ajo të thotë emrin e Shamit e thërrasin dhe largohet. Arnav vjen ndërsa Kushi rrëshket para tij pasi diçka është derdhur në dysheme nga një shërbëtor. Arnav shpëton Kushin para se ajo të rrëshkas. Anxhali vjen e habitur çfarë ka ndodhur ndërsa Kushi largohet. Kushi i kërkon Anxhalisë të shkojë më herët në shtëpi sot pasi duhet të bëjë ritualin me hallën dhe motrën. Anxhali nuk do që Kushi të largohet pasi ka frikë se Lavanja nuk do e bëjë ritualin siç duhet. Arnav i thotë Anxhalisë të paguajë dyfish Kushin që ajo të qëndrojë. Kushi me nerva thotë se duhet të ikë në shtëpi. Gjyshja vjen dhe i thotë Kushit se ajo duhet të qëndrojë. Anxhali vendos të ftojë hallën dhe motrën e Kushit. Gjyshja telefonon hallën dhe e fton atë dhe Pajalin për ritualin. Sham nervozohet kur e merr vesh. Anxhali i thotë Akashit se do vijë Pajal. Ai gëzohet kur dëgjon emrin e saj. Manorama i thotë Lavanjës të bëjë diçka që Kushi të turpërohet tek rituali./revistawho.com

Tags : si ta quaj kete dashuritelenovele
loading...