Ai është një nga meshkujt më të pëlqyer të momentit në Shqipëri, ndonëse nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vendin tonë. Flasim për aktorin bukurosh Barun Sobti, i njohur nga të gjithë si Arnav. Në një intervistë të kohëve të fundit, protagonisti ka rrëfyer një pjesë shumë interesante nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri”. Ai ka treguar për ndjesitë në sheshxhirim, kur bashkë me kolegen Kushi simuluan natën e konsumimit të martesës. Sipas asaj që zbulon Sobti, kjo skenë në serial është ambientuar në kushte të vështira, pasi çifti është rrëmbyer.
“Vazhdimësia e një historie varet nga shumë gjëra. Të gjithë dëshironin të shikonin afrimitetin mes Arnav dhe Kushit dhe unë mendoj se nata e rrëmbimit ishte momenti i duhur. Pa dyshim është e sikletshme të bësh të tilla skena. Më e vështirë është për aktoret femra se sa për ne meshkujt. Por ia dolëm ta xhironim skenën me sukses. Ne po aktronim pjesën tonë dhe u argëtuam shumë. Sidoqoftë nëse unë do të isha regjisori, nuk jam i sigurt nëse do të planifikoja një skenë të tillë”./ revistawho.com