close
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav ndihet fajtor pas asaj që i ndodh Kushit, ja çfarë do ndodhë nesër

si ta quaj kete dashuri

Familja Arnavit po diskutojnë ende për lidhjen e tij me Lavanjën kur telefoni bie. Sham ka telefonuar shtëpinë e tyre për t’i pyetur për Kushin. Telefonin e kap Anxhali. Sham heziton dhe nuk flet. Ai e mbyll telefonin dhe i thotë Pajalit se linja u shkëput. Arnavin e merr në telefon menaxheri dhe i thotë se tek shtëpia ku ndodhet Kushi të gjithë punëtorët janë evakuar pasi është gati për t’u rrënuar. Arnav tmerrohet por nuk e jep veten. Ai e merr Kushin në telefon por nuk lidhet dot dhe largohet, Në shtëpinë e Kushit të gjithë janë të shqetësuar. Arnav i jep makinës me shpejtësi për të arritur tek Kushi. Ai arrin dhe kërkon për Kushin. Arnav thërret Kushin dhe ajo e dëgjon. Arnav arrin ta shpëtojë Kushin. Ai mundohet të shfajësohet por Kushi e shtyn. “Çfare do të thuash? Që nuk e dije? Ti dije gjithçka apo jo? Ti je Zoti apo jo? Kam dëgjuar mjaftueshëm. Këtë herë unë do flas dhe ti do dëgjosh. Dhe nëse nuk je mësuar. Mësohu. Sa herë që takohemi e vetmja gjë që flet është statusi jot dhe kufizimet e mia. Çfarë mendon? Se unë nuk kam ndjenja dhe nuk lëndohem? Dhe se familja jote duhet të jenë të qetë dhe familja ime të shqetësohen? Që unë nuk kam një jetë?”, -i thotë Kushi. Ajo e shtyn përsëri Arnavin por ai ja kap dorën dhe e shtyn drejt një muri. Arnav i thotë se nuk e dinte që ndërtesa ishte në atë gjendje shkruan revistawho.com. Kushi fillon qan. Arnav ja lëshon dorën të cilën po ja shtrëngonte aq fort sa byrzylykët e Kushit e kanë lënduar atë. Asaj i bie të fikët në krahët e Arnavit. Arnav i fshin lotët Kushit dhe e hip në makinë. Ai e çon Kushin në shtëpi. Pajal dhe halla shqetësohen kur e shohin Kushin në atë gjendje dhe e pyesin ku e ka vrarë dorën. Arnav nuk i jep përgjigje dhe e çon Kushin në dhomën e saj. Pajal i thotë Arnavit se e di që ai është përgjegjës për këtë. Ajo i flet rëndë Arnavit për ato që i ka bërë Kushit dhe i tregon derën. Arnav largohet fajtor teksa vështron Kushin e shtrirë ndërsa halla po kujdeset për të. Arnav gjen byrzylykët e Kushit në sediljen e makinës dhe futet në mendime./revistawho.com

Tags : arnavkushisi ta quaj kete dashuritelenovele
loading...