Arnav pyet dhëndrin pse nuk po i thotë asgjë familjes së tij që po ofendojnë familjen e nuses. Nga ana tjetër edhe Kushi po flet me prindërit e dhëndrit. Ata nervozohen me Kushin dhe duan që ajo t’i kërkojë të falur. Dhëndri pyet Arnavin nëse kjo ishte arsyeja pse ai e hoqi nga puna. Arnav i thotë se përderisa ai nuk e mbron nusen tani si do e mbrojë pas martesës? Prindërit e dhëndrit marrin vendimin ta ndalojnë martesën. Në këtë moment vjen dhëndri i cili thotë se martesa nuk do ndalojë pasi ai e do Pratikën dhe do martohet me të. Ai i thotë prindërve ta pranojnë Pratikën. Kushi dëgjon dhëndrin duke falenderuar Arnavin. Kushi habitet dhe thotë me vete se Arnav është një herë djall e një herë princ. Garima vjen dhe e sheh Kushin të shqetësuar. Ajo e pyet nëse gjërat mes saj dhe Arnavit janë mirë. Kushi i thotë se është shumë e lumtur dhe se Arnav është një bashkëshort i mirë. Arnav futet në dhomë dhe dëgjon bisedën e tyre. Ai habitet që Kushi po i thotë mamasë fjalë të mira për të. Kushi përqafon mamanë me lot në sy. Natën Arnav dhe Kushi po flenë sërish bashkë. Arnav i kujtohen fjalët që Kushi po i thoshte mamasë dhe zgjohet nga gjumi. Ai qëndron duke parë Kushin teksa fle. Arnav ndihet fajtor. Ai çohet nga shtrati dhe del në dritare. Arnav sheh Kushin që mbështillet pasi ka ftohtë dhe fik kondicionerin. Më pas ai shtrihet pranë saj dhe i mban dorën. Kushi zgjohet në mëngjes dhe habitet kur sheh Arnavin duke i mbajtur dorën. Arnav zgjohet dhe është bërë qull në djersë pasi kishte fikur kondicionerin. Kushi mendon se Arnav po i fsheh diçka shkruan revistawho.com. Ajo kontrollon gjërat e tij për të gjetur çfarë po i fsheh dhe gjen një ditar. Në një nga faqet shkruhet “AR 36 dhe nje K me kryq”. Kushi mendon se Arnav po mundohet ta vrasë. Arnav vjen në dhomë dhe gjen Kushin me ditarin e tij. Kushi habitet që ai nuk i bërtiti. Arnav dhe Kushi shkojnë të hanë mëngjes. Arnav nuk ja ndan sytë Kushit ndërsa ajo habitet me sjelljen e tij të çuditshme. Më vonë Arnav shkon në dhomë ndërsa Kushi ulet të shohë televizor. Një burrë po jep horoskopin dhe tregon një histori që një burrë i pasur u martua me një vajzë të zakonshme dhe më pas e vrau. Kushi frikësohet. Ai thotë se arsyeja pse burri i pasur e bëri këtë ishte që të bashkohej me ish-të dashurën. Kushit i futet frika. Ajo sheh me dyshim çdo lëvizje të Arnavit. Lavanja merr në telefon Arnavin. Kushit i kujtohen fjalët e horoskopit./revistawho.com