close
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Anxhali humbet, ja çfarë do ndodhë nesër

Screenshot_2

Familja Raizada shqetësohet pasi nuk gjejnë Anxhalinë. Gjyshja i thotë Arnavit dhe i telefonon Anxhalinë por ajo nuk përgjigjet. Në këtë moment vjen Kushi. Gjyshja i thotë Kushit dhe Arnavit të kërkojnë Anxhalinë. Arnav dhe Kushi nisen me makinë. Kushi nuk di si të vendosë rripin e sigurimit dhe Arnav e ndihmon. Kushi i thotë Arnavit se Anxhali mund të ndodhet në ndonjë tempull. Ata e gjejnë atë në një tempull vërtet. Arnav përqafon Anxhalinë dhe i lutet mos ta lërë kurrë ashtu siç e la mamaja e tyre. Të tre kthehen në shtëpi. Sham ndërkohë është tek shtëpia e Kushit. Anxhali e merr në telefon dhe i thotë të vijë në shtëpi që Kushi t’i lidhë rakin (raki është një byrzylyk që një motër biologjike ose jo ja lidh të vëllait në dorë dhe i uron fat e lumturi). Sham justifikohet. Halla e pyet çfarë ka dhe Sham thotë se ka punë dhe largohet. Anxhali bën ritualin e rakit dhe i lidhë rakin Arnavit dhe Akashit. Sham ndërkohë është duke i dhënë makinës por nuk e ka mendjen. Një shofer i thotë të ecë mirë. Sham ja nxjerr gjithë nervat atij duke i gjuajtur. Më pas kthjellohet dhe i kërkon falje duke i dhënë disa para. Anxhali pyet Kushin çfarë i duhet për të mësuar Lavanjën. Kjo e fundit i shpjegon Kushit lidhjen e saj me Arnavin. Arnav vjen ndërsa Kushi largohet. Ajo dëgjon Arnavin duke i bërtitur Lavanjës mos të bëhet si Kushi. Kushi kthehet në shtëpi. Sham mundohet ta bindë mos të punojë atje por Kushi i thotë se bën gjithçka për familjen e saj./revistawho.com

Tags : si ta quaj kete dashuritelenovele
loading...