lefuture

“Sarasvatiçandra”, zbulohet personi që aksidentoi Lakshmidanin… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Kumud i thotë Sarasit mos ta fshehë dhimbjen. Doktori lajmëron se operacioni mbaroi dhe se Lakshmidani do të jetë mirë. Të gjithë falenderojnë Zotin. Saras dhe Deni shkojnë të flasin me inspektorin. Personi që aksidentoi Lakshmidanin vishet si doktor dhe shkon tek dhoma e tij. Ai i injekton Lakshmidanit një ilaç. Doktori i vërtetë vjen dhe personi fshihet. Doktori thotë se Lakshmidani është pavetëdije dhe duhet të presin. Vidiaçaturi pyet inspektorin se kush e bëri aksidentin. Inspektori thotë se nuk e di. Deni thotë se nëse e gjen personin që aksidentoi Lakshmidanin, sdo ja hedhë paq. Personi e dëgjon këtë dhe del përpara Denit. Ai i thotë Denit: “Ja ku jam. Çfarë do?” Saras habitet. Ai thotë se personi e ka sjellë me makinë ditën e fejesës. Personi thotë se ai e bëri aksidentin. Të gjithë habiten. Deni i gjuan. Saras ndalon Denin. Doktori thotë se duhet ta falenderoni personin sepse ai e solli në kohë në spital. Vidiaçaturi e pyet nëse e solli ai në spital. Personi thotë po dhe i kërkon falje të gjithëve. Inspektori e pyet si e ka emrin dhe personi i thotë se quhet “Kabir”. Inspektori e merr Kabirin me vete për hetim. Doktori informon se Lakshmidani është në koma. Saras dhe Kumud qajnë. Kalika është në shtëpi duke parë ndeshje. Ajo vë baste dhe mendon se do bëhet milionere. Saras shkon në dhomën e tij duke qarë. Kumudi e ndjek. Saras lexon letrën që i kishte lënë Lakshmidani. Vidiaçaturi vjen të shikojë Sarasin dhe e qetëson atë. Inspektori vjen dhe informon Vidiaçaturin se raporti mjekësor tregonte se Lakshmidani ishte i dehur kështu që nuk është faji i Kabirit. Saras thotë se kjo nuk mund të ndodhë. Kabiri thotë se ishte edhe faji i tij sepse duhet të ndalonte shpejtësinë kur pa që Lakshmidani ishte i dehur nga mënyra si po i jepte makinës. Inspektori thotë se do e mbyllin çështjen dhe largohet. Guman shfaqet dhe thotë ka një gabim. Të gjithë habiten kur shohin Gumanin. Guman i vë fajin Kumudit që e ka thirrur Lakshmidanin. Saras I thotë Gumanit të pushojë sepse Kumud është gruaja e tij. Kalika mendon t’i thotë Gumanit për martesën e Denit me Kusumin por Kumud e shikon e nevrikosur dhe Kalika pushon. Guman thotë se do shkojë ne spital dhe i thotë të tjerëve mos të vijnë në spital tek burri i saj. Ajo largohet. Kumudi qan.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password