“Sarasvatiçandra”, sheiku zbulon fytyrën e vërtetë… ja çfarë do ndodhë nesër


Sunanda mbulon Kumudin me vello. Xhugnu e merr Kumudin me makinë dhe largohen. Maxhnu vjen me sheikun dhe paratë. Sunanda habitet dhe mendon çfarë bëri. Ajo i thotë atyre se erdhën vonë pasi ajo ja dha Kumudin Xhugnut. Saras habitet. Sunanda i thotë se ata po shkojnë për në Ahmedabad. Saras shkon të gjejë Kumudin. Deni kontrollon në dhomën e Gumanit për dokumentin origjinal por nuk arrin ta gjejë. Kumudi zgjohet dhe habitet kur sheh veten në dhomë tjetër. Ajo mundohet të dalë por është e kyçur. Xhugnu vjen tek Kumud për t’i sjellë ushqim por Kumud i thotë mos t’i afrohet. Xhugnu i thotë asaj se e shpëtoi nga Sunanda dhe sheiku. Kumud i thotë se ajo do vetëm Sarasin. Xhugnu i thotë se ata do martohen dhe ajo do e harrojë Sarasin. Njeriu i Sunandas merr vesh se Xhugnu nuk ka shkuar në Ahmedabad. Saras shqetësohet. Ai thotë se Xhugnu e ka fshehur Kumudin. Ata shkojnë tek Sunanda që t’i thotë vendin ku fshihet Xhugnu. Deni shkon të takojë Kusumin. Vidiaçatur i thotë Denit mos të vijë shpesh sepse ata do largohen nga kjo shtëpi. Gunial i thotë atij se ai i tradhëtoi. Ata largohen. Kusum nuk aktron më dhe e pyet Denin nëse e gjeti dokumentin origjinal. Xhugnu shkon tek Kumudi dhe i thotë asaj se do marrë bojën e kuqe që ata të martohen. Kumud i thotë se ajo është e martuar me Sarasin. Xhugnu i thotë se kur të martohet me të do e harrojë Sarasin. Sheiku dhe Maxhnu thërrasin Kaxhalin. Ata i japin para asaj që tu tregojë ku është Xhugnu. Kaxhal nuk pranon dhe Saras e heq maskën dhe i tregon kush është. Kaxhal habitet. Saras i thotë asaj se nuk mund të jetojë pa Kumudin dhe se ajo është jeta e tij. Kaxhal pranon ta ndihmojë dhe i tregon disa vende ku mund të jetë Xhugnu. Ata kontrollojnë por nuk e gjejnë Kumudin. Kaxhal i thotë Sarasit se Xhugnu shkon në tempull çdo ditë. Saras i vjen një ide ndërmend.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password