close
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Sheiku ofron para për Kumudin… ja çfarë do ndodhë nesër

grtg

Saras gjen vathin e Kumudit dhe i thotë inspektorit se është vathi i saj. Një nga kërcimtaret gënjen dhe thotë se është vathi i saj. Inspektori thotë se nuk kanë prova kështu që do largohen. Saras i thotë se i pa duke rrëmbyer Kumudin, arrestojini. Inspektori i thotë se nuk munden pasi nuk kanë prova. Ata largohen. Saras i thotë Sunandas se e di që Kumud është këtu. Sunanda i thotë po ajo është këtu, por nuk kam për ta lënë kurrë të shkojë. Saras nervozohet dhe i thotë se ka për ta nxjerrë Kumudin nga këtu. Nëse ajo lëndohet ti do e paguash. Ai largohet. Kumudin e sjellin tek Sunanda të lidhur. Sunanda i thotë asaj se Saras e kërcënoi. Kumud qan. Sunanda merr në telefon Gumanin dhe i thotë se Saras erdhi këtu. Guman i thotë se Saras nuk ka për ta lënë Kumudin atje. Ato qeshin. Guman i thotë nëse i mban ata atje do të të paguaj. Saras nuk mund të hyjë brenda sepse ka roje. Manxhu i huton ata dhe Saras futet brenda, por atë e kapin. Sunanda shikon Sarasin. Saras kap prej fyti një nga njerëzit e Sunandas dhe thotë se do e vrasë nëse nuk i jep Kumudin. Sunanda i thotë se nëse ai e vret, edhe Kumud do vdesë këtu. Saras përsëri nuk mund ta shpëtojë Kumudin. Kabir futet në dhomën e Vidiaçaturit dhe merr një çelës. Vidiaçatur dhe Gunial janë duke fjetur. Kabir hap sirtarin, merr një dokument dhe e lë çelësin në vend. Sunanda shkon tek Kumud dhe i thotë asaj se nëse ajo nuk kërcen, ne do e lëndojmë Sarasin. Dugba merr Sarasin në telefon. Saras i tregon asaj gjithçka. Dugba shqetësohet dhe i thotë se do shkojë atje me policinë. Saras i thotë jo sepse këta njerëz janë të rrezikshëm. Ai i thotë se Kumud ka ardhur këtu për të pyetur për Gumanin. Ai thotë se do e marrin vesh sekretin kur të lirojë Kumudin. Saras pyet për Denin. Dugba nuk i tregon atij për sherrin sepse Saras do mërzitej më shumë. Ata mbarojnë telefonatën. Saras i thotë Manxhu çfarë të bëjnë. Manxhu i thotë se ata mund të futeshin si mysafir nëse nuk do i shihnin më parë. Saras i vjen një ide në mend. Kërcimtarja Kusum shkon tek Kumud dhe i çon veshjen që të bëhet gati. Kumud qan. Sunanda mirëpret mysafirët. Ajo u tregon për vajzën e re. Sunanda i thotë njërës nga vajzat të marrë Kumudin. Ajo vjen bashkë me Kumudin. Të gjithë duartrokasin kur shohin Kumudin. Saras vjen i veshur si sheik dhe shikon Kumudin. Kumudi në vend që të kërcejë, këndon. Sunanda nervozohet. Të gjithë duartrokasin Kumudin. Saras ofron para. Sunanda gëzohet kur sheh para. Ajo shkon të flasë me Sarasin e maskuar si sheik.

Tags : sarasvaticandratelenovele
loading...