lefuture

“Sarasvatiçandra”, Saras surprizon Kumudin… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Kalika shkon tek dhoma e Sarasit dhe Kumudit. Ajo vendos një fitil tek krevati i tyre. Saras, Kumud, Deni dhe Kusum arrijnë në shtëpi. Kalika fshihet. Saras pyet Denin pse janë fikur dritat. Deni i thotë se mund të kenë ikur dritat. Kusum thotë se ato nuk kanë nevojë për drita sepse do ja ndriçojë shtëpinë Kumudi. Deni shkon të kontrollojë dhe sheh siguresën e ulur. Ai e ngre siguresën por dritat nuk ndizen. Deni thërret elektriçistin. Kusum bën ritualin dhe i uron mirëseardhjen në shtëpi Sarasit dhe Kumudit. Saras dhe Kumud shkojnë në dhomën e tyre. Ata habiten kur shohin flakë në krevatin e tyre. Edhe Deni e Kusum habiten. Kumud qan. Kusum e qetëson. Saras thotë se do flejnë në dhomën e ndenjes. Kusum i thotë të flejnë në dhomën e saj dhe të Denit por Saras nuk pranon. Deni dhe Kusum largohen. Saras i mbyll sytë Kumudit dhe e çon në një dhomë tjetër të dekoruar shumë bukur. Kumud gëzohet. Saras e merr Kumudin në krahë. Saras i heq bizhuteritë Kumudit një nga një. Kumud ka turp. Saras e përkëdhel Kumudin dhe skena ndërpritet. Në mëngjes, Saras, Kumud, Deni dhe Kusum vijnë në shtëpinë Desai. Kalika pyet Kumudin si ishte nata e djeshme, dhoma, shtëpia. Kumud i thotë shumë mirë dhe Kalika pyet veten si ka mundësi. Lakshmidani vjen. Ai thotë se gratë punojnë çdo ditë, sot do porosisim nga restoranti. Kumud i thotë se ka një ide, sot të gatuajnë burrat. Lakshmidani i thotë se ata do e vërtetojnë se dinë të gatuajnë shumë mirë. Saras thotë se ai nuk di të gatuajë. Vidiaçatur i thotë të shkojë me ta sepse duhet të impresionojë gruan. Saras pranon. Burrat shkojnë në kuzhinë. Kumud i thotë Dugbas se kjo do i bashkojë Lakshmidanin dhe Sarasin. Burrat nisin të gatuajnë. Dugba shkon në kuzhinë dhe u thotë ta lejnë këtë punë. Gjyshi i thotë asaj të largohet. Vidiaçatur bën që Lakshmidani dhe Saras të gatuajnë bashkë. Vaji i nxehtë bie mbi Lakshmidanin dhe Sarasin. Kumud i jep atyre ndihmën e shpejtë. Ajo pendohet që dha idenë që ata të gatuajnë. Saras i thotë se nuk është faji i saj.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password