close
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras shpëton Kumudin… ja çfarë do ndodhë nesër

befunky-collage

Kumud mundohet të arratiset, por Xhugnu vjen dhe e lidh atë në karrige. Deni sheh Kabirin duke kontrolluar makinën e tij. Deni dyshon tek Kabiri dhe kur ai largohet, gjen dokumentin origjinal të shtëpisë Desai. Kaxhal i tregon Sarasit një vend tjetër ku mund të jetë Kumudi. Ata shkojnë atje. Deni përballet me Kabirin. Kabiri i thotë se ishte ai që e vodhi dokumentin dhe i dha Gumanit dokumentin kopje, por ai nuk do që ta lëndojë familjen Desai. Ai i thotë Denit që mos t’I tregojë Gumanit përndryshe ajo do luajë ndonjë lojë tjetër. Xhugnu detyron Kumudin të martohet. Ai i vendos asaj bojën e kuqe, kur Saras shpërthen derën. Më në fund Saras e shpëton Kumudin. Kumudi i thotë Xhugnut se ajo do vetëm Sarasin. Saras i thotë Kusumit dhe Kaxhalit se do i ndihmojë edhe ato. Xhugnu thotë se edhe ai do i ndihmojë. Saras, Kumud, kërcimtarja Kusum dhe Kaxhal shkojnë në komisariat. Kusum dhe Kaxhal japin dëshminë. Inspektori thotë se do e bastisin shtëpinë e Sunandas sot. Dikush e informon Sunandan për këtë. Ajo arratiset. Inspektori thotë se do e gjejnë atë. Xhugnu gjen ku është Sunanda dhe i thotë inspektorit të shkojë me të. Sunanda është fshehur në një dhomë dyqani. Policia shkon atje por nuk e gjen. Sunanda qetësohet dhe del. Saras dhe Kumud shkojnë tek ajo. Sunanda habitet kur i sheh. Ajo i lutet mos ta thërrasin policinë. Të gjithë shkojnë atjë. Saras i thotë inspektorit të flasin dy minuta me të. Kumud i thotë asaj se ndëshkimi i saj mund të ulet nëse ajo i ndihmon. Sunanda e pyet çfarë ndihme. Kumud e pyet për sekretin e Gumanit. Sunanda i thotë se nuk di asnjë sekret. Saras i thotë se ajo do shkojë në burg por nëse i ndihmon ndëshikimi i saj do jetë më i vogël. Sunanda i thotë se Guman solli një djalë të vogël dhe ja dha Daimas. Guman i dha para asaj dhe i tha se nëse ky djalë është gjallë unë do arrij qëllimin tim kështu që mbaje këtë fëmijë dhe sekretin të sigurtë. Sunanda i thotë se më pas pa Menkan teksa ndalonte Daiman të vriste bebin dhe e mori bebin duke i dhënë para. Ajo thotë se bebin e mori Menka por nuk e di nëse është gjallë apo jo. Saras dhe Kumud e pyesin Sunandan se çfarë lidhje kishte bebi me Gumanin. Sunanda i thotë se nuk e di por as Guman nuk e di që Menka e mori bebin. Sunanda thotë se Menka i ka dhënë para çdo muaj që ta mbajë gojën mbyllur dhe Guman gjithashtu i ka dhënë para që ta mbajë Kumudin këtu. Ajo i lutet Sarasit që policia mos ta arrestojë. Saras i thotë policëve ta arrestojnë. Kaxhal dhe Kusum përqafojnë Kumudin. Kumud thotë se tani ka dy Kusum. Ajo i pyet se ku do shkojnë tani. Ato thonë se do kthehen në shtëpi pas një kohe të gjatë. Saras i thotë Maxhnus dhe Xhugnut se ata mund të vijnë të punojnë në kompaninë e tij në Ratnagiri. Saras i thotë Kumudit se tani ajo di ja çjerrë maskën Gumanit. Kumud i thotë se ata duhet të presin sa të gjejnë të vërtetën për djalin. Ata marrin Dugban në telefon. Kumud dhe Dugba qajnë teksa flasin më njëra tjetrën. Kusum u thotë të gjithëve se Kumudi po kthehet. Kabiri takohet me Menkan. Ajo e pyet cila është loja e tij. Kabir i thotë se Guman mendon se ka dokumentin origjinal por unë ja dhashë dokumentin origjinal Denit. Ai thotë se Guman do ndëshkohet shumë shpejt. Menka i thotë se puna e saj ka mbaruar këtu dhe se tani do kthehet në Dumani dhe gjithçka e Gumanit do jetë e asaj. Dikush dëgjon bisedën e tyre.

Tags : sarasvaticandratelenovele
loading...