lefuture

“Sarasvatiçandra”, Saras mërzitet me Kumudin… ja çfarë do të ndodhë nesër

screenshot_12

Të gjithë falenderojnë mamanë e Pramadit. Ajo i thotë të falenderojnë personin që i tha të vinte këtu. Dikush hyn. Ai është Lakshmidani. Saras merr vesh që Kumudi e ka thirrur Lakshmidanin. Kumud i thotë se bekimi i babait tënd është i rëndësishëm për të dy ne. Dugba i thotë Sarasit ta mbajë veten sepse është dasma e tij sot. Prifti fillon ritualin. Të gjithë hedhin petale lulesh mbi çiftin. Saras i vendos mangalsutrën Kumudit e cila ka perlën. Gjyshi përgëzon Sarasin që e ka vënë perlën tek mangalasutra. Saras dhe Kumud marrin bekimin e të gjithëve. Lakshmidan sheh mangalasutrën e Kusumit dhe e pyet nëse ajo është martuar. Kalika i thotë atij se Deni është martuar me Kusumin. Lakshmidan habitet dhe shikon Vidiaçaturin. Ai largohet me nerva. Kusum pyet Kalikan pse e bëri këtë. Dugba i bërtet Kalikas. Vidiaçatur shkon flet me Lakshmidanin. Lakshmidani fajëson veten që djemtë nuk duan ta shohin në dasmën e tyre. Kumud shkon i flet Lakshmidanit. Ajo i thotë se ai duhet të vendosë nëse do e mbështesë lumturinë e djemve ose do pendohet. Lakshmidan dhe Kumud shkojnë tek të tjerët. Deni i thotë Lakshmidanit se ai është penduar që nuk e thirri në dasëm. Lakshmidan përqafon Denin dhe Kusumin dhe i thotë Denit se ai ka bërë zgjedhjen e duhur sepse Kusum është shumë vajzë e mirë. Kumud shkon tek Saras. Ai i thotë Kumudit se e kishte prishur lidhjen me babain dhe ajo e dinte këtë por prapë e thërriti. Kumud i tregon atij një kukull të saj dhe i thotë se ajo e kishte harruar këtë kukull por babai e kishte ruajtur për të. Ajo i thotë Sarasit se mamaja mund t’i ketë thënë shumë herë se e do por babai nuk e thotë dhe se ai duhet ta kuptojë pa e dëgjuar. Saras i thotë se mamaja e tij vdiq prej babait. Saras qan. Kumud i thotë t’i japë një shans Lakshmidanit dhe se ai humbi mamanë por mos të humbasë edhe babain. Saras i thotë se nuk mund ta falë kurrë babain. Kumud qan. Saras i thotë se kjo është dita e tyre speciale kështu që le të mos flasin për asnjë. Ai përqafon Kumudin. Kumud bën ritualin e ikjes nga shtëpia e prindërve. Saras, Deni, Kumud dhe Kusum nisen me makinë për në shtëpinë e tyre.  

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password