“Sarasvatiçandra”, Saras merr vesh se kush është vëllai i tij… ja çfarë do ndodhë nesër


Deni gjen pasaportën e Menkas. Ai mendon se ajo do kthehet ta marrë. Menka kontrollon çantën dhe nuk e gjen pashaportën. Ajo merr Denin në telefon dhe i thotë të kontrollojë nëse e ka pashaportën aty. Deni i thotë se e gjeti pashaportën. Menka i thotë të takohen në market që t’i japë pashaportën por Deni i thotë të vijë në shtëpi se po pret një klient. Menka niset për atje. Deni telefonon Sarasin dhe i thotë se Menka po vjen në shtëpi. Saras dhe Kumud shkojnë atje. Menka vjen në shtëpi dhe thërret Denin. Saras dhe Kumud i thonë se e kanë çuar Denin për një punë. Menka i thotë t’i japë pashaportën. Saras nuk ja jep dhe i thotë se ajo duhet t’i përgjigjet pyetjeve të tyre në fillim. Ajo i thotë se është vonë. Saras i thotë se do thërrasë policinë dhe ajo të tregojë në sy të tyre. Menka i thotë të pyesë. Saras i thotë 1993 dhe Menka shqetësohet. Ajo thotë se nuk po kupton. Saras i thotë se ajo e kupton shumë mirë. Kumud i thotë se mamaja e Sarasit lindi një beb të shëndetshëm dhe dikush e mori atë. Ajo i thotë se Sunanda i ka treguar se Menka e shpëtoi vëllain e Sarasit. Menka thotë se kjo është gënjeshtër. Saras i thotë se nëse ajo nuk tregon të vërtetën do t’i thotë Gumanit. Kumud i thotë se jeta e tij është në rrezik. Menka i thotë se ai është Kabiri. Saras dhe Kumud habiten. Ajo qan dhe i lutet ta shpëtojnë Kabirin. Edhe Saras qan. Menka i thotë se Kabir është vëllai i tij. Kabir takohet me Gumanin. Ata nisen por rrugës Guman i thotë se nuk mund të shkojë me të në udhëtim. Kabir e pyet nëse ka frikë. Guman i thotë se dikush mund t’i shohë ata bashkë. Ajo i thotë Kabirit të shkojë dhe ajo do vijë më pas. Menka i tregon Sarasit dhe Kumud të vërtetën për Gumanin. Ajo i thotë: “Guman quhej Rupmati. Ajo ishte e famshme dhe shumë biznesmenë shkonin e shikonin kërcimin e saj. Një shok i tha Lakshmidanit të shihte Gumanin. Guman kërceu atë ditë për të por ai nuk ja hodhi sytë. Guman u lëndua dhe vendosi të bëhej gruaja e tij. Ajo e dintë që ai ishte i lumtur me familjen e tij. Sarasvati do lindte fëmijë dhe Guman u bë xheloze. Ajo e rrëmbeu bebin dhe ja dha Daimas që ta vriste. Unë shkova e mora bebin nga Daima. Lakshmidani fajësoi Sarasvatin që bebi vdiq. Guman mbështeste Lakshmidanin dhe fliste keq. Sarasvati e dinte për lidhjen e Lakshmidanit dhe Gumanit dhe kreu vetëvrasje. Unë ja thashë Kabirit të gjithë këtë dhe ai erdhi të hakmerrej për vdekjen e mamasë së tij.” Saras i thotë se asgjë nuk do i ndodhë Kabirit dhe se ai nuk do e lejojë që vëllai i tij t’i ndyejë duart më gjakun e pisët të Gumanit. Ai telefonon Kabirin por telefoni i tij del i padisponueshëm. Saras i jep pashaportën dhe largohet. Dugba u tregon Vidiaçaturit dhe Gunialit gjithçka. Ajo i thotë se Guman ka ndryshuar bebin e Sarasvatit me një trup të vdekur bebi. Ata habiten. Saras sheh Gumanin. Ai e ndalon atë dhe i thotë se Deni do e urrejë atë kur të mësojë të vërtetën. Guman i thotë se ai po gënjen. Saras i thotë çfarë di dhe Guman i thotë se vëllai i tij është gjallë dhe është Kabiri. Ajo i thotë se Menka e ka tradhëtuar atë. Guman thotë se e dëgjoi Menkan duke folur në telefon me Kabirin dhe i tha atij të vriste Gumanin.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password