lefuture

“Sarasvatiçandra”, Saras i bën një surprizë Kumudit… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Kumudi lëndon këmbën. Ajo nuk mundet të ecë dhe mendon si do të kërcejë me Sarasin. Deni sjell shumë sari dhe dhurata për të gjithë. Kusumi kërkon dhuratën e saj. Deni i thotë se harroi. Kusumi mërzitet. Deni shkon pas saj dhe i thotë se harroi t’i blente dhuratë. Kusum i thotë si mund ta harronte. Deni i dhuron asaj byrzylykë. Kusumi gëzohet dhe e përqafon. Kumudi po kujdeset për këmbën. Ajo mundohet të qëndrojë në këmbë por nuk mundet. Ceremonia Sanget fillon dhe të gjithë kërcejnë së bashku. Kur vjen rradha të kërcejnë Saras dhe Kumud, ata kërcejnë por Kumudi rrëzohet. Saras e mban atë. Ata vazhdojnë kërcimin nën tingujt e këngës “Mujhse Shaadi Karogi”. Saras shikon këmbën e Kumudit dhe e pyet pse nuk i tregoi. Kumud i thotë se u rrëzua dhe nuk mund t’i thoshte atij sepse ai ishte shumë i lumtur që do kërcente. Saras kujdeset për këmbën e Kumudit. Dugba, Gunial dhe Kusum masazhojnë këmbën e Kumudit. Dugba dhe Gunial i thonë Sarasit mos ta takojë Kumudin sepse fillon rituali shafranit. Saras largohet dhe mendon si do të rrijë pa Kumudin për dy ditë. Rituali i shafranit fillon. Kusum, Kumari dhe Kalika kërcejnë. Natën Saras vjen të takojë Kumudin nga dritarja. Kumudi i thotë se ata nuk duhet të takohen para dasmës. Saras i thotë se do e çojë diku. Ai e çon Kumudin në një darkë me qirinj. Kumud gëzohet. Saras i thotë se i ka gatuar vetë makaronat. Ai i thotë Kumudit se e ka marrë shtëpinë pranë shtëpisë së saj që asaj mos t’i mungojë familja. Saras arrin t’i marrë Kumudit perlën. Në mëngjes Kalika shkon tek dhoma e Kumudit dhe sheh se Kumudi nuk është. Ajo i thërret të gjithë. Të gjithë qeshin sepse e kuptojnë që Saras dhe Kumud janë bashkë. Kalika habitet sepse mendonte se do i bërtisnin Kumudit. Saras dhe Kumud hyjnë fshehtas në shtëpi dhe Saras i tregon asaj perlën.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password