lefuture

“Sarasvatiçandra”, Saras harron t’i bëjë dhuratë Kumudit… ja çfarë do ndodhë nesër

befunky-collage

Saras i thotë Kumudit se nuk do ta falë babain e tij. Lakshmidani i thotë Vidiaçaturit se duhet t’i bëjë një dhuratë Sarasit për dasmën. Një djalë me tatuazh i jep Lakshmidanit një letër. Lakshmidani lexon letrën e cila thotë se ai do të paguajë për mëkatin që ka bërë. Ai habitet. Të gjithë mblidhen për të ngrene drekë. Ata qeshin kur shohin se si e ka dekoruar shtëpinë Kalika. Kalika thotë se shtëpia tani është e asaj dhe ajo do e dekorojë si të dojë. Jash i thotë asaj se nuk është festa e ngjyrave sot. Të gjithë qeshin. Kalika bëhet me nerva dhe largohet. Ajo shkon në kuzhinë dhe qan. Mamaja e Jashit vjen dhe e pyet pse është e mërzitur. Kalika i thotë se ata qeshën me të. Lakshmidani vjen të hajë drekë dhe Saras çohet nga tavolina. Dugba e ndalon atë. Lakshmidani i jep Kumudit një dhuratë të vogël. Kumud gëzohet kur sheh dy bileta për në Zvicër. Saras kujton letrën që ka shkruar mamaja e tij. Ai merr biletat dhe i gris. Të gjithë habiten. Kumud i bërtet Sarasit pse e bëri këtë. Saras i thotë se nuk e di pse e urren kaq shumë babain dhe se nuk mund ta falë atë. Lakshmidan është i mërzitur dhe flet me Vidiaçaturin. Ai i tregon Vidaçaturit letrën që mori. Vidiaçatur habitet. Kalika merr një telefonatë dhe dikush i kërkon paratë. Ajo i kërkon para Jashit por ai nuk ka mjaftueshëm para. Kalika ka frikë se mos personi vjen në shtëpi. Të nesërmen është dita e Shën Valentinit. Kumud pret që Saras t’i bëjë dhuratë por ai e ka mendjen tek puna. Deni i thotë Sarasit se është Shën Valentini. Kumudi është e mërzitur me Sarasin që nuk i bëri dhuratë për Shën Valentin. Saras vjen dhe i dhuron asaj një buqetë me lule.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password