Saras mundohet të lirohet. Prashanti vjen dhe i thotë atij se ishte vetëm me Kumudin. Saras nervozohet. Anushka shkon tek Kabir për t’i thënë se nesër kthehet në Mumbai. Kabir i thotë se e kupton atë. Anushka i thotë të mbeten miq dhe i kërkon ta flasin në internet kur ajo të largohet. Kabir merr laptopin dhe habitet kur sheh statusin e Sarasit. Anushka e pyet çfarë ka. Kabir i tregon statusin dhe i thotë si ka mundësi që Saras ka ikur dhe Kumud nuk na ka thënë gjë. Ai shkon dhe u tregon të gjithëve. Deni thotë se kjo që ka shkruar Saras është e çuditshme. Ai u thotë se Saras ka shkruar se do që të qëndrojë vetëm dhe nuk e di kur do të kthehet. Të gjithë habiten. Kusum thotë se Saras nuk mund ta bëjë këtë. Deni thotë se Saras nuk shkruan kështu gjërash në internet. Gunial thotë pse kumudi nuk na ka treguar. Deni telefonon Kumudin dhe e pyet ku është Saras. Kumud e gënjen dhe i thotë se ai është në zyrë. Deni i thotë se ata e dinë që Saras është larguar. Kumud habitet. Ai e pyet çfarë ndodhi. Kumud i thotë atyre çfarë ka ndodhur. Ajo qan. Deni i thotë Kumudit të mos qajë sepse ai dhe Kabir po nisen për në Mumbai. Vidiaçaturit i bie të fikët. Të gjithë shqetësohen. Roja i thotë Kumudit se e pa Sarasin duke folur me një vajzë me emrin Sanxhana për Kumudin. Ajo i merr rojes adresën e asaj vajzës dhe numrin e telefonit. Vidiaçaturi bëhet mirë. Ai i thotë Denit dhe Kabirit të nisen për tek Kumudi. Anushka thotë se do shkojë me ta. Kumud telefonon Sanxhanën që ka folur me Sarasin por ajo nuk përgjigjet. Ajo vendosë të shkojë tek adresa që i dha roja por kur hap derën përpara i del Prashanti. Ai e pyet ku po shkon dhe Kumud i tregon për vajzën që ka folur me Sarasin. Prashant i thotë asaj se do ikë ai ta marrë dhe ta sjellë. Saras arrin të lirohet. Kumud takohet me Sanxhanën dhe i tregon foton e Sarasit. Sanaxhana gënjen dhe thotë se nuk është takuar me të. Sanxhanën e ka detyruar Prashant të mos flasë. Saras mundohet të dalë nga vendi ku mbahet. Ai dëgjon Prashantin dhe Maheshin që po vijnë. Prashant i thotë Maheshit se plani i tij është që sot Kumud të bëhet e tija përgjithmonë. Saras i dëgjon ata. Prashant hap derën dhe sheh Sarasin të lidhur dhe pa ndjenja. Ata largohen dhe Saras hap sytë dhe gjen një mënyrë për të dalë./revistawho.com