lefuture

“Sarasvatiçandra”, Lakshmidani aksidentohet… ja çfarë do të ndodhë të hënën

15027815_730060743816265_974416088208312938_n
Deni vjen i lodhur nga puna. Kusumi është e mërzitur sepse ai nuk i ka bërë dhuratë për Shën Valentin. Deni i thotë asaj t’i japë bluzën ngjyrë rozë në terracë. Kusum i thotë se ai ka harruar t’i blejë asaj dhuratë siç Saras surprizoi Kumudin. Ajo shkon në terracë të marrë bluzën dhe sheh terracën të dekoruar. Kusum gëzohet. Deni i dhuron Kusumit një unazë diamanti. Lakshmidanin e merr dikush në telefon dhe e tall atë. Lakshmidani shqetësohet. Ai i tregon Vidiaçaturit. Vidiaçaturi dhe gjyshi i thonë atij të qëndrojë por Lakshmidani thotë se Saras nuk do ta shohë atë kështu që do largohet. Ai i jep një letër Vidiaçaturit që t’ja japë Sarasit. Saras i jep Kumudit një dhuratë dhe i uron Shën Valentinin. Ajo e hap dhuratën dhe është një çantë. Saras pyet Kumudin ku është dhurata e tij. Kumud i jep atij një dhuratë. Saras habitet kur sheh pikturën e tyre. Ai gëzohet dhe i thotë asaj se ky është një fillim i ri për ta. Kalika takohet me një person dhe i jep atij para. Personi i thotë se paratë nuk janë mjaftueshëm. Kalika i thotë se kaq kishte. Ai i jep një javë kohë që t’ja sjellë paratë. Kalika mendon si do t’i gjejë paratë sepse as Jashi nuk ka. Lakshmidani largohet nga shtëpia. Një person e ndjek atë. Kusum telefonon Kumudin dhe i thotë se Lakshmidani po largohet. Kumud i thotë Sarasit ta çojë në shtëpi. Lakshmidani është duke ecur me makinë. Ai ndalon të telefonojë Gumanin. Personi hedh gozhda në rrugë. Lakshmidani niset dhe i shpohet goma makinës. Ai del nga makina dhe personi e përplas me makinëSaras merr një telefonatë nga Deni i cili i thotë për aksidentin e Lakshmidanit. Ai i thotë vijë në spital. Të gjithë shkojnë në spital. Doktori thotë se do ta bëjnë operacion. Saras dhe Kumud arrijnë në spital. Saras qan dhe kujton sjelljen me babain. Deni e përqafon atë. Kalika i vjedh varësen mamasë së Jashit që t’i paguajë paratë personit. Të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e Lakshmidanit.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password