lefuture

“Sarasvatiçandra”, Kumudi merr një pako të çuditshme… ja çfarë do të ndodhë të hënën

befunky-collage-6

Saras dhe Kumud hyjnë në shtëpi. Gjyshi u thotë atyre se familja do marrë një vendim për ta sepse dolën fshehtas nga shtëpia. Deni dhe Kusum bëjnë si avokatë. Kusumi mban anën e Sarasit dhe Kumudit. Dugba thotë se ata duhet të ndëshkohen. Gjyshi thotë se dënimi i tyre është të thonë dy gjëra të këqija për njëri tjetrin. Kumudi thotë se ka për të thënë 100 gjëra të këqija për Sarasin. Saras fillon ankesat e tij duke thënë se Kumud gënjen shumë. Saras dhe Kumud fillojnë zihen me njëri tjetrin. Gjyshi u thotë se ata duhet të thonë dy gjëra të këqija dhe jo dobësi. Ai i thotë atyre se duhet ta duan njëri tjetrin gjithë jetën. Dugba bekon Kumudin dhe i thotë se është me fat sepse Saras është pikërisht për të. Në mëngjes në shtëpi vjen një pako. Kumud e hap pakon dhe sheh një foto të saj dhe Sarasit. Kumud thotë se ata nuk e kanë bërë këtë foto. Gjyshi thotë se dikush ka bërë shaka. Të gjithë qeshin. Gjyshi u thotë të shkojnë tek shtëpia e Sarasit të bëjnë ritualin e shafranit. Gunial dhe Dugba lyejnë Sarasin me shafran. Ndërsa Kumudi është në shtëpinë e saj për të bërë ritualin e shafranit. Saras dhe Deni vishen si vajza. Ato lyejnë Kumudin me shafran. Kumudi e kupton që është Saras dhe Deni dhe i thotë Kusumit. Ato i zbulojnë Sarasin dhe Denin. Kalika u hedh ujë. Të gjithë qeshin kur shohin Sarasin dhe Denin. Gjyshi pyet Sarasin kush e ka perlën. Saras i thotë se e ka ai. Gjyshi i thotë se ai ka për të vendosur rregullin në shtëpi. Deni e çon Kusumin në një dhomë të dekoruar me petale trëndafilash. Kusumi habitet. Dugba i dhuron Kumudit veshje bebesh. Kumudi qan e lumtur.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password