“Sarasvatiçandra”, Kumud takohet me sheikun… ja çfarë do ndodhë të hënën


Maxhnu i thotë Sunandas se sheiku do të takojë vajzën dhe i jep para. Sunanda i thotë se ai do e takojë bashkë me një njeriun tonë sepse nuk i besojmë vajzës. Samru shkon me sheikun dhe Maxhnun. Ai i thotë Kumudit se sheiku do e takojë. Kumudi thotë se nuk do takojë njeri. Saras afrohet dhe prek Kumudin. Ajo e identifikon Sarasin. Kumudit i bie të fikët. Samru shkon të marrë ujë. Kumud zgjohet dhe përqafon Sarasin. Samru kthehet dhe Kumud i thotë se është më mirë. Ai i thotë sheikut dhe Maxhnus se duhet të largohen. Saras largohet duke parë Kumudin. Kumudi falenderon Zotin. Saras kthehet prapë dhe Maxhnu i jep përsëri para Sunandas që të takojë Kumudin. Ai i thotë asaj se sheiku do që të dalë me Kumudin. Sunanda i thotë se ai mund ta takojë atë vetëm këtu. Maxhnu i jep më shumë para. Sunanda i thotë në rregull por disa burra do vijnë me ju. Sheiku i thotë në rregull nesër në 11 do e takoj në park. Xhugnu i thotë Sunandas se ajo nuk mund t’ja japë Kumudin sheikut. Ajo i thotë t’i japë 50 lakë. Xhugnu pranon. Kabiri i jep Gumanit dokumentin që mori tek dhoma e Vidiaçaturit. Guman e ndërron dokumentin me një fallco. Saras i telefonon inspektorit dhe i thotë se Sunanda do e nxjerrë Kumudin në park nesër. Ai i thotë inspektorit t’i sjellë djemtë e tij të veshur si civil që mos të njihen. Në mëngjes Guman i jep dokumentin Denit dhe i thotë ta lexojë. Deni e lexon dhe habitet. Ajo i thotë se shtëpia e Vidiaçaturit është në emrin e saj. Deni pyet si ka mundësi. Guman i thotë se Vidiaçaturi mori një hua të madhe nga Lakshmidani dhe nuk e pagoi. Ajo i thotë se tani që lidhjet tona u thyen ne duhet t’ja tregojmë këtë. Guman shkon atje bashkë me Denin. Ajo u thotë se shtëpia është e saj. Të gjithë habiten. Ajo i tregon dokumentin Vidiaçaturit. Ai i thotë se ky dokument ështe fallco. Saras dhe Maxhnu shkojnë në park. Samru sjell Kumudin. Ajo është e mbuluar me shami. Saras e prek atë dhe kupton që nuk është Kumudi. Inspektori vjen dhe i thotë Samrus kemi informacione që kjo vajzë është gruaja e Sarasit. Ata heqin shaminë dhe shohin se nuk është Kumudi por një vajzë tjetër. Guman dhe Vidiaçatur zihen. Vidiaçaturi i thotë se ky dokument është fallco. Guman i thotë më trego origjinalin përndryshe duhet të dalësh nga kjo shtëpi. Vidiaçaturi nuk e gjen dokumentin. Guman i thotë të largohet nga shtëpia. Deni i thotë se ata mund të qëndrojnë derisa të gjejnë një shtëpi tjetër. Guman habitet. Saras shkon të takojë Sunandan. Maxhnu i thotë Sunandas pse na tradhëtove. Sunanda i thotë se nuk e dinte që policia do vinte atje. Ajo dyshon tek Saras.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password