Gjatë javës tjetër:
Duke menduar se kuzhinieri Shankar është fajtor, Saras shkon me policinë në shtëpinë e tij. Shankar i vërteton policëve pafajësinë dhe Saras i kërkon të falur. Ai bën një plan që të gjejë fajtorin e vërtetë. Kabir dhe Deni e ndihmojnë atë. Plani i Sarasit funksionon dhe fajtor del roja i shkollës dhe Sharma. Kumud dhe drejtori takojnë zotin Shukla i cili në fillim nuk pranon t’i japë një shans shkollës, por më pas Kumudi e bind dhe Shukla thotë se do sjellë në fshat disa oficerë për inspektim. Edhe pse fajtori u gjend prindërit nuk pranojnë t’i kthejnë fëmijët në shkollë. Saras e diskuton këtë problem në familje. Anushka bën një plan i cili rezulton i suksesshëm dhe prindërit binden. Kumud kthehet në fshat bashkë me inspektorët. Kumud habitet kur sheh fëmijët në klasë dhe habitet akoma më shumë kur sheh Sarasin shkruan revistawho.com. Saras lajmëron në familje se duhet të shkojë në Mumbai. Por ka një surprizë. Kumudi vendos të shkojë me të. Ata nisen për në Mumbai. Atje hasen me një problem në shtëpinë e re.
Detaje të tjera do t’i lexoni gjatë javës në përmbledhjen ditore!/revistawho.com