Gjatë kësaj jave do të ndiqni:
Saras kthehet në shtëpi dhe i tregon Kumudit se kush është në të vërtet Prashanti dhe që ka vrarë Pujan.
Deni, Kabir dhe Anushka shkojnë në Mumbai. Ata bashkë me Sarasin dhe Kumud thurin një plan kundër Prashantit.
Kumud fton për darkë Prashantin. Ajo është bashkë me Denin dhe Kabirin. Anushka vishet me fustan të bardhë dhe qëndron në ballkon. Prashant e shikon atë dhe kujton se është shpirti i Pujas. Ai trembet shumë.
Prashant rrëmben Kumudin. Ai kërcënon Sarasin se do e vrasë Kumudin.
Prashant ka thurur një plan. Kumud mundohet të lajmërojë Sarasin për planin e Prashantit, por nuk mundet. Ajo i lutet Prashantit mos t’i bëjë keq Sarasit.
Saras shkon për të shpëtuar Kumudin. Ai zihet me Prashantin dhe Maheshin. Ata e mundin Sarasin dhe i japin një ilaç gjumi.
Prashant i thotë Kumudit se Saras ka vdekur. Kabir dhe Deni rrahin Prashantin dhe Maheshin.
Kumud zbulon se Prashant e ka futur Sarasin në mur. Ajo hap murin dhe e shpëton.
Policia arreston Prashantin dhe Maheshin.
Për më shumë lexoni çdo ditë përmbledhjen ditore në revistawho.com