“Sarasvatiçandra”, Guman zbulon tradhëtinë e Kabirit… ja çfarë do ndodhë nesër

befunky-collage

Saras dhe Kumud kthehen në shtëpinë Desai. Të gjithë gëzohen kur i shohin. Kusumi e përqafon atë e para. Vidiaçaturi e pyet çfarë i ndodhi. Dugba i thotë ta lënë të qetësohet njëherë. Deni vjen. Dugba i thotë Sarasit se Deni nuk është vëllai i tij por djali i Gumanit. Saras dhe Deni përqafohen dhe të gjithë habiten. Saras i thotë se ai është vëllai im në fillim. Deni i kërkon falje Vidiaçaturit duke ju ulur në gjunjë. Ai i tregon se po aktronte kur i tha që të linin shtëpinë. Deni thotë se e dëgjoi Gumanin duke folur në telefon dhe bënte plane kundër tyre. Saras u thotë se i tha ai Denit të aktronte që të merrte dokumentin origjinal dhe të zbulonte kush po e ndihmon Gumanin. Deni thotë se e gjeti dokumentin origjinal dhe ja jep atë Vidiaçaturit. Vidiaçaturi bekon Denin. Dugba e pyet kush po e ndihmon Gumanin. Deni i thotë se është Kabiri. Të gjithë habiten. Kabiri vjen tek ata dhe i thotë se ai po i bën mirë kësaj familje dhe se duhet ta besojnë. Vidiaçatur i thotë se e besojnë dhe se ka një arsye pse ai e ka bërë këtë. Kabir thotë se ai ka marrë shumë dashuri prej tyre. Ai largohet. Guman merr një telefonatë nga Kalika e cila i tregon gjithçka. Kumud i thotë Sarasit se nuk i beson Kabirit pasi ai e përfshiu Denin në çështjen e drogës dhe më pas e liroi. Ajo thotë se e ka parë Kabirin të fliste me Menkan dhe më pas bëri sikur se njihte. Saras pyet pse ai po na ndihmon. Kabir shkon të takojë Gumanin dhe i thotë se ëndrra e tyre do fillojë këtu. Ai e pyet pse duket e shqetësuar por Guman i thotë se është mirë. Kabir i thotë të bëjë valixhen gati. Menka i thotë Gumanit se do kthehet në Dubai. Kur ajo largohet, Guman i kontrollon telefonin dhe habitet. Mamaja e Jashit i thotë Vidiaçaturit të kalojë dokumentin e shtëpisë në emrin e Jashit. Jashi i bërtet mamasë së tij. Vidiaçaturi i thotë se do e kalojë shtëpinë në emrin e Jashit kur të vijë koha. Kalika kujton kohën kur vinte baste. Ajo merr bizhuteritë nga sirtari dhe shkon tek dhoma e Kusumit për t’i vënë në sirtarin e saj. Kusum vjen dhe sheh sirtarin hapur. Kalika fshihet poshtë krevatit. Kusum largohet.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password