lefuture

“Sarasvatiçandra”, Guman merr vesh të vërtetën për Denin dhe Kusumin… ja çfarë do të ndodhë të hënën

befunky-collage

Guman i thotë Denit se nesër është ditëlindja e tij dhe do e festojnë. Kusum sheh që Kalika ka vendosur byrzylykët e saj. Ajo zihet me Kalikan. Jashi i bërtet Kalikas dhe i thotë t’i kërkojë falje asaj. Kalika i kërkon falje Kusumit. Ajo shkon në dhomë dhe mendon të hakmerret ndaj Kalikas. Kumud i tregon Sarasit për zënkën mes Kusumit dhe Kalikas. Saras i thotë Kumudit se Kusum e ka inatin me Guman dhe ja nxorri Kalikas. Ai i thotë Kumudit se doktori tha se Lakshimdani do bëhet mirë së shpejti. Kumud gëzohet dhe i thotë Sarasit se nesër është ditëlindja e Denit. Ai thotë se ata duhet të bëjnë diçka që ai ta festojë me Kusumin. Në mëngjes Saras i dhuron Denit një kamera me momentet e tyre më të bukura. Guman vjen dhe përqafon Denin. Ajo thotë se do të festojnë në darkë. Guman bën përgatitjet e festës. Kabiri vjen dhe i dhuron asaj një sari. Guman nuk e pranon dhuratën dhe i thotë të dalë jashtë. Kabir i jep një dhuratë edhe Denit. Saras i thotë Kusumit se do e marrë atë që të surprizojë Denin. Kalika e dëgjon bisedën e tyre. Saras dhe Kumud i thonë Denit të futet në dhomë se i kanë bërë një surprizë. Ai futet në dhomë dhe sheh Kusumin. Deni përqafon Kusumin. Saras dhe Kumud largohen që ata të qëndrojnë vetëm. Kalika merr në telefon Gumanin dhe i thotë se Kusum është në dhomën e Denit. Guman e pyet se kush është por Kalika nuk i tregon që është ajo. Guman shkon në dhomën e Denit dhe habitet kur sheh Kusumin. Ajo e merr Kusumin me makinë dhe e çon tek shtëpia Desai. Ajo i thotë të gjithëve se Kusum ishte në dhomë me Denin. Kusumi qan. Deni arrin dhe mundohet të ndalojë Gumanin. Guman thotë se gratë në këtë shtëpi nuk kanë turp, Dugba, Kumud dhe Kusum. Saras i thotë Gumanit mos të flasë keq për Dugba dhe i thotë asaj të largohet. Guman thotë se nuk largohet pa marrë përgjigje se çfarë donte Kusumi në dhomën e Denit. Çfarë është Kusum për Denin? Deni i thotë “Kusum është gruaja ime”. Guman habitet.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password