lefuture

“Sarasvatiçandra”, Guman kap mat Denin dhe Kusumin… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Saras fton Kabirin për drekë tek shtëpia e tij. Deni vjen të takojë Kusumin. Kusum lumturohet kur e sheh atë. Guman lëndohet teksa lyen sytë me laps. Kabir hyn në dhomën e saj dhe i thotë t’i shikojë syrin. Guman i thotë të dalë jashtë. Kabir i thotë se Saras e ka ftuar për drekë. Deni vjen dhe shikon Kabirin. Kabir i thotë se po kërkonte banjën. Deni i thotë Gumanit se dreka është gati. Guman i thotë se babai i tij është në koma dhe ju ftoni atë bëri aksidentin. Deni i thotë se ata nuk po festojnë por po falenderojnë Kabirin sepse ai e dërgoi babin në spital në kohë. Guman i thotë Kumudit se nuk e han ushqimin e saj me yndyrë. Kumud i thotë se ka përgatitur supë për të. Saras pyet Kabirin për biznesin e tij. Kabir i thotë se merret me eksport dhe import të copave, pikturave etj. Kumud e pyet pse ka ardhur në Ratnagiri. Kabir i thotë se ka lënë pergjysëm një marrëveshje. Guman hedh gjellën e nxehtë në dorën e Kabirit dhe dora e tij digjet. Kumudi sjell akull. Kabiri përfundon drekën. Ai shkon të takojë Lakshmidanin. Kabir i thotë atij se do e paguajë për mëkatet e tij. Saras dhe Kumud vijnë dhe kapin mat Kabirin. Kumud e pyet Kabirin për çfarë mëkatesh do paguajë. Kabir i thotë se ai po pyet Lakshmidanin pse po paguan për gabimin tim. Saras i thotë atij mos të ndihet fajtor. Deni takohet me Kusumin. Guman e merr në telefon dhe e pyet ku është. Deni i thotë se do vijë për 5 minuta. Dugba thërret Denin dhe Guman dëgjon zërin e saj. Saras pyet Kumudin pse po mendohet. Kumud i thotë se po mendon për Kabirin, kemi dy ditë që e njohim dhe ai po bën marrëveshje me biznesin tonë, ha drekë me ne dhe nuk ne nuk e njohim. Saras i thotë se nuk dyshon tek ai. Guman shkon tek shtëpia Desa dhe habitet kur sheh Denin me Kusumin. Ajo i bërtet Denit. Deni dhe Kusum habiten kur e shohin atë. Të gjithë mblidhen dhe Guman i thotë se pa Kusumin teksa mbante dorën e Denit. Kusumi qan. Guman sheh mangalasutrën e Kusumit dhe i pyet nëse ata janë martuar. Ajo fillon të tallë Kusumin. Kusum i thotë se mangalasutrqën ja ka dhënë burri i saj dhe me Denin është shok. Kumud vjen dhe i thotë asaj mos të japë shpjegime. Guman merr Denin dhe largohet.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password