lefuture

“Sarasvatiçandra”, Guman i vë një kusht Denit. Si do veprojë ai? Ja çfarë do ndodhë nesër

befunky-collage

Deni i thotë Gumanit se Kusum është gruaja e tij. Guman qan dhe i gjuan Denit. Ajo thotë se kjo është një tradhëti sepse djali i saj u martua dhe ate nuk e informoi njeri. Deni i thotë se martesa ndodhi papritur. Guman e merr Denin për të ikur. Deni ndalon dhe shtrëngon dorën e Kusumit. Guman nervozohet. Deni thotë se gruaja e tij do shkojë ku do që ai të shkojë. Guman thotë nuk kam për ta harruar këtë tradhëti. Ju të gjithë u përpoqët të thyenit marrdhënien nënë e bir. Gjyshi i thotë se asnjë marrëdhënie nuk është thyer por një marrëdhënie e re ka lindur. Guman thotë se nuk e pranon këtë martesë dhe se kjo familje ka për tu penduar. Ajo largohet. Kalika shkon tek Guman dhe i thotë asaj se ishtë ajo që e informoi për Denin dhe Kusumin. Kalika i thotë se i urren ata dhe i ofron të bashkëpunojnë. Kusumi qan. Deni e përqafon atë. Saras, Kumud, Deni dhe Kusum kthehen në shtëpi. Guman tall Kumudin dhe Kusumin. Ajo thotë se është gati ta pranojë martesën e tyre dhe i thotë Kusumit t’i japë ëmbëlsira të gjithëve. Kusum gëzohet. Guman i thotë t’i japë ëmbëlsirë të parit, atij që do më shumë. Kusum drejtohet tek Deni. Guman i thotë jo unë të thashë atë që do më shumë, pra Sarasin sepse ai është dashuria jote e parë. Të gjithë habiten. Saras nervozohet. Guman i thotë Kusumit se ajo zgjodhi Sarasin dhe pastaj Denin për pasuri. Saras i thotë Gumanit të pushojë. Guman i thotë se po thotë të vërtetën. Kusumi qan. Deni i thotë Gumanit të ndalojë por Guman e pyet Denin si Kusum e dashuroi atë papritur kur ajo dashuronte Sarasin. Ajo i thotë Denit të kthehen në Dubai. Deni thotë se nuk do shkojë gjëkundi dhe të lejë Kusumin. Guman e pyet nëse kjo është përgjigja e tij e fundit. Deni thotë po. Guman thotë se nëse ajo shkon vetëm, ai nuk do e shohë më kurrë atë. Ajo i thotë Denit të vendosë midis saj dhe Kusumit. Deni i lutet mos t’ja bëjë këtë. Guman i thotë të vendosë. Deni nuk përgjigjet. Guman i thotë se e mori përgjigjen dhe se ajo nuk ka më djalë. Kumud e ndalon Gumanin dhe i thotë se kjo është shtëpia e djalit tënd dhe se ajo nuk duhet të largohet. Kusum thotë: “Nuk mund ta vërtetoj sa shumë e dua Denin por një mama nuk ka nevojë ta vërtetojë sepse askush nuk e do më shumë një bir sesa mamaja e tij dhe një djalë nuk mund të jetë i lumtur pa mamanë e tij kështu që unë do largohem nga kjo shtëpi.” Deni i thotë çfarë po thua. Kumud i thotë se Kusum ka të drejtë dhe se do të jetë e vështirë për ata të qëndrojnë të ndarë por Kusum nuk do të jetë e lumtur dukë të larguar nga mamaja. Deni i thotë Kusumit se nuk ka për të ikur gjëkundi. Kusum i thotë se ajo nuk do që të shkojë por është e detyruar nga kushti i Gumanit. Guman gëzohet. Deni i thotë Gumanit t’i japë një shans Kusumit. Guman i thotë se nëse ti e ndalon Kusumin, unë do largohem. Ajo largohet. Deni thotë se nuk mund të jetojë pa Kusumin. Kusum i thotë se do presë derisa mamaja e tij ta pranojë atë. Kusum largohet. Kumudi qan. Kusum kthehet në shtëpinë Desai. Të gjithë habiten kur e shohin me valixhe. Guman i thotë Denit se po bën gati letrat e divorcit. Deni e pyet pse. Guman i thotë se do i gjejë atij një vajzë tjetër. Deni i thotë se Kusum është gruaja e tij dhe se ajo nuk mund t’ja largojë nga zemra. Gunial pyet Kusumin çfarë ndodhi. Kusum qan. Dugba flet me Kumudin në telefon dhe i thotë të gjithëve se Guman i ka kërkuar Denit të vendosë midis Gumanit dhe Kusumit. Guman është duke shkuar me makinë diku. Kabiri i del para makinës. Guman ndalon makinën dhe e pyet Kabirin pse e ndaloi. Kabir e pyet se ku po shkon. Guman i thotë të largohet. Kabir i thotë asaj se Deni zgjodhi Kusumin, ti duhet të jesh e lënduar. Guman e pyet pse ai mendon për të. Kabir i thotë se mërzitet kur ajo lëndohet.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password