close
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Guman arrestohet… ja çfarë do ndodhë të hënën

BeFunky Collage

Kusum merr një telefonatë që Lakshmidani u zgjua nga koma. Të gjithë gëzohen dhe nisen për në spital. Guman shkon para tyre në spital që ta gënjejë Lakshmidanin. Lakshmidani i thotë asaj të largohet nga ai sepse Vidiaçaturi ja ka treguar të gjitha çfarë bëri me djemtë. Guman habitet dhe i thotë mos ta besojë Vidiaçaturin. Lakshmidani i thotë se ajo donte të vriste Kabirin dhe largoi Sarasvatin nga ai. Guman i thotë ta besojë por Lakshmidani i thotë të largohet. Guman largohet dhe thotë se do hakmerret. Deni sheh Gumanin. Ai e merr atë në telefon dhe i thotë të largohet nga India sa më shpejt sepse policia po e kërkon. Guman e pyet nëse e ka falur. Deni i thotë se ai e ka mama dhe nuk mund ta shohë në burg. Ai i thotë të takohen diku që t’i japë biletat. Guman dhe Deni takohen. Ajo kërkon biletat. Deni i thotë se ka një pyetje në fillim. Ai e pyet si mundi t’i vinte atij një faj aq të madh. Guman i thotë se e bëri për të mirën e tij. Deni i thotë se ajo nuk është mamaja e tij përndryshe nuk do përpiqeshe të vrisje djalin e Lakshmidanit, ajo nuk është një grua përndryshe nuk do e mbante Kumudin të mbyllur, nëse do ishe njëri nuk do ishte përpjekur për ta vrarë Kumudin, Sarasin dhe Kabirin në Londër. Guman thotë se ishte plani i Sarasit dhe Kumudit që ajo të dilte keq në sytë e Lakshmidanit. Menka vjen dhe Guman habitet. Menkan e ka shpëtuar Kabiri. Menka i thotë Gumanit se ajo e mbajti mbyllur atë por djali që ajo shpëtoi vite më parë e shpëtoi atë tani. Saras dhe Kumud vijnë. Guman i kërkon Denit biletën. Deni i thotë se nuk ka bileta, e bëri këtë që ajo të vinte. Guman i thotë se do fitojë dhe largohet për tek makina. Ajo habitet kur sheh policinë. Guman arrestohet pasi Menka ka dëshmuar kundër saj. Guman thotë se do hakmerret ndaj të gjithëve. Lakshmidani kthehet në shtëpinë Desai. Kabir ndihet fajtor dhe qëndron larg. Saras i kërkon falje Lakshmidanit për keqkuptimet që kanë pasur. Lakshmidani e përqafon atë. Kabir largohet. Lakshmidani e ndalon atë dhe e përqafon. Kabir i kërkon falje. Vidiaçatur thotë se është i lumtur që familja e tij u bashkua. Në mëngjes Kumudit i vjen për të vjellë. Saras informon Gunialin. Ai thotë se do e çojë Kumudin tek doktori. Gunial dhe mamaja e Jashit qeshin. Gunial i thotë Sarasit t’i tregojë doktorit simptomat dhe më pas të sjellë lajmin e mirë. Saras e pyet çfarë lajmi të mirë. Gunial i thotë të shkojë dhe t’i informojë çfarë do thotë doktori. Saras nuk e kupton dhe largohet me Kumudin. Të gjithë presin me padurim ardhjen e tyre. Saras dhe Kumud vijnë dhe ata e pyesin çfarë tha doktori. Saras i thotë se doktori nuk tha gjë, thjesht Kumud bëri një test dhe po presim raportin. Kumud ndihet e lodhur dhe shkon në dhomë. Sarasin e marrin nga puna dhe largohet. Gunial thotë se do bëjë ëmbëlsira. Ajo dhe mamaja e Jashit detyrojnë Kumudin të pijë qumësht. Kusum flet me Denin dhe ata fillojnë të gjejnë emra bebesh. Familja rregullon shtëpinë me zbukurime. Ata mendojnë se Saras dhe Kumud kanë marrë lajmin se do bëhen prindër por nuk duan ta thonë. Kumudi vjen dhe pyet çfarë është e gjithë kjo. Kabir i thotë se është për t’i uruar asaj mirëseardhjen. Deni dhe Kabir shkojnë të blejnë një dhuratë.

Tags : sarasvaticandratelenovele
loading...