“Sarasvatiçandra”, Dugba i tregon Sarasit një sekret për mamanë e tij… ja çfarë do ndodhë nesër

befunky-collage

Dikush e telefonon Kalikën dhe i kërkon paratë. Kalika i kërkon kohë për të gjetur paratë. Ajo shkon të marrë varësen që fshehu tëk dhoma e Kusumit por Kusumi e gjen më para se Kalika të shkojë atje. Kalika është e shqetësuar sepse plani nuk i funksionoi. Ajo flet keq për Kusumin dhe i thotë mamasë së Jashit se Kusumi e vodhi varësen. Mamaja e Jashit shkon tek Vidiaçaturi, Guniali dhe Dugba dhe i thotë se Kusumi i ka vjedhur varësen. Vidiaçaturi i thotë asaj mos të flasë keq për Kusumin. Saras i tregon Dugbas për Gumanin që donte të vriste një bebe dhe Menka e shpëtoi dhe pagoi Sunandan që ta mbante sekretin. Dugba shqetësohet. Ajo merr një foto ku ështe Lakshmidani, mamaja e Sarasit dhe Saras. Ajo ja tregon Sarasit dhe Kumudit. Mamaja e Sarasit është shtatzënë në atë foto. Dugba i thotë Sarasit se mamaja e tij thoshte se do e bënte atë me një vëlla ose motër. Ajo i thotë se Lakshmidani u nxeh pasi mendoi se fëmija lindi i vdekur për shkak të pakujdesisë së saj dhe kurrë nuk e fali atë. Saras e pyet çfarë lidhje ka bebi me Gumanin. Dugba i thotë se vetëm Menka mund ta thotë këtë sekret. Ajo i thotë Sarasit të shkojë të pyesë Menkan. Kalika takohet me personin që i ka borxh. Ajo i thotë se nuk ka para. Personi i thotë të luajnë me letra dhe nëse ajo fiton ai do i lërë kohë por nëse ai fiton do shkojë tek shtëpia e saj. Personi fiton dhe Kalika i lutet t’i japë një ditë kohë. Personi pranon. Jash i thotë Vidiaçaturit t’i çojnë çiftet për pushime. Vidiaçatur thotë se do që t’i bëjë një dhuratë që t’i kujtojë atyre se janë bashkë gjithmonë. Deni vjen dhe Vidiaçaturi e ndryshon temën. Kusumi e merr Denin në dhomë dhe mundohet t’i humbasë mendjen që ai të mos e kuptojë për çfarë po flisnin. Kabir bën gati valixhet dhe thotë me vete se mëkatet e Guman do rëndojnë mbi të së shpejti.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password