lefuture

“Sarasvatiçandra”, dikush ndalon dasmën… ja çfarë do të ndodhë nesër

befunky-collage

Të gjithë merren me përgatitjet e dasmës. Gjyshi ecën për herë të parë. Të gjithë gëzohen. Artistja makjazhit vjen t’i bëjë makjazh Kumudit. Kalika mërzitet sepse asnjë nuk e fton të bëjë makjazh. Të gjithë shkojnë të shohin Kumudin. Ata gëzohen kur e shohin Kumudin me fustan nusërie. Gjyshi i thotë asaj se duket më e bukur se një perlë. Kumud pyet ku janë Dugba dhe Kusum. Vidiaçatur i thotë se ato kanë shkuar të marrin Sarasin. Të ftuarit vijnë. Ata urojnë Vidiaçaturin. Familja e dhëndrrit arrin në shtëpinë Desai. Saras është mbi kalë. Vidiaçatur i uron mirëseardhjen Sarasit. Saras sheh Kumudin duke ardhur. Të gjithë janë të lumtur. Gunial bën ritualet dhe i uron mirëseardhjen Sarasit brenda në shtëpi. Rituali i martesës nis. Inspektori vjen me një avokat. Kalika gëzohet kur i sheh. Avokati i thotë Vidiaçaturit se nuk mund ta bëjë këtë martesë. Vidiaçatur e pyet pse. Ata thonë se Kumudi është akoma e martuar me Pramadin dhe është gruaja e tij. Të gjithë shokohen. Inspektori tregon provat që Kumud konfiguron e martuar me Pramadin. Ai i thotë Vidiaçaturit se nuk mund ta martojë vajzën pa u divorcuar. Saras thotë se Pramad i dha divorcin Kumudit, dikush po luan një lojë. Inspektori kërkon letrat e divorcit. Gunial shkon të marrë letrat. Jash shkon me të. Saras i bën me shenjë Kumudit mos të shqetësohet. Jash telefonon Vidiaçaturin dhe i thotë se letrat nuk janë. Vidiaçatur shkon vetë t’i marrë dhe nuk i gjen. Kalika është e lumtur. Jash thotë se dikush i ka vjedhur. Vidiaçatur i thotë inspektorit se ai mund të marrë një kopje të dytë të letrave në gjykatë por kërkon kohë kështu që le të bëhet martesa. Avokati thotë se kjo nuk mund të ndodhë. Kumud thotë: “Pse po na teston kështu Zoti. Deri kur do luftojmë për tu bashkuar?” Mamaja e Jashit thotë se kjo është hera e dytë që martesa e tyre nuk bëhet, fati nuk do t’i bashkojë. Gjyshi i thotë mos u shqetëso, martesa do bëhet sot. Saras i thotë Kumudit se ai ka për t’ja vënë asaj mangalasutrën dhe se do e marrë me vete përgjithmonë. Të gjithë qajnë. Avokati u thotë se duhet ta shtyjnë martesën. Të gjithë të ftuarit nisen të largohen. Mamaja e Pramadit vjen dhe thotë se rituali do bëhet deri në fund. Kumudi habitet kur e sheh atë. Mamaja e Pramadit u thotë të ftuarve mos të largohen sepse martesa do bëhet. Ajo i jep letrat e divorcit avokatit dhe i thotë se Kumudi është e lirë nga djali im. Kumud dhe të gjithë gëzohen. Saras dhe Kumud falenderojnë mamanë e Pramadit. Kalika mërzitet sepse nuk i eci plani.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password