Xhengiz i thotë Nilgynit se do flasë me doktorin dhe do e çojë në spital. Ajo kundërshton dhe thotë se nuk është e çmendur. Selim përballet me Orhanin në komisariat. Ai i thotë Orhanit të mos interesohet për Xhenetin. Sema kërkon të dijë pse Mahiri nuk vjen prej ditësh në shtëpi. Riza i tregon se Mahiri është ende me Ozlemin. Selim shkon tek shtëpia e Xhenetit me një buqetë me lule. Ai e pyet sërish Xhenetin për rrëmbyesin. Suna ndalon Selimin dhe i thotë se Xhenet nuk mund të punojë më atje. Xhenet i dëgjon duke folur. Selim i thotë Sunës të mos ketë merak sepse Xhenetin tani e tutje e ka amanet. Sema dhe Rizai zihen. Sema ofendon Arzun dhe e bën shkaktare për gjendjen e Mahirit. Arzu e dëgjon dhe mërzitet. Ajo shkon dhe flet me Xhengizin. Arzu i thotë se për shkak të Nilgynit e çuan në komisariat. Nilgyn i dëgjon fshehtas. Xhengiz i thotë Arzus se ka vendosur ta çojë Nilgynin në spital. Nilgyn u del para dhe i bërtet Xhengizit që i merr vendimet me Arzun. Nilgyn mëson se Xhengiz i ka treguar Arzus të vërtetën e rrëmbimit. Nilgyn bëhet keq. Arzu largohet. Suna kundërshton që Xhenet të shkojë në kompani dhe të dyja zihen. Xhenet e kupton që Suna po fsheh diçka. Sema sjell Mahirin në shtëpi dhe i jep atij para. Melisa zihet me Selimin. Ajo i shpreh dashurinë. Selim i bën të ditur se e sheh si motër. Arzu i dëgjon. Orhan i kërkon falje Xhenetit dhe i kërkon të mbesin miq. Xhengiz i thotë Selimit ta ftojë Xhenetin për darkë në shtëpi. Selim ja thotë Xhenetit këtë në sy të Orhanit. Orhan i tregon Selimit që i kërkoi falje Xhenetit dhe i kujton që bashkë do shkojnë në Dubai. Selim dhe Orhan zihen. Xhenet i ndan./revistawho.com