• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Kabiri” dhe e dashura e tij shqiptare festojnë përvjetorin e lidhjes, aktori i bën dedikimin e veçantë

Aktori Ashish Kapoor të cilin e kemi njohur nga roli i “Kabirit” në serialin “Sarasvatiçandra” siç dihet është në një lidhje me modelen shqiptare Ilda Kroni. Çifti kanë pasur së fundmi përvjetorin e lidhjes së tyre. Të dy i kanë bërë dedikime njëri tjetrit me postimet e tyre në Instagram. “Sot një vit më parë nisa një udhëtim me këtë person të bukur jo vetëm nga jashtë, por edhe brenda. Urime përvjetorin dashuria ime. Qëndro gjithmonë siç je,”-shkruan Ashish.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Me kohën që kalon, dashuria jonë rritet, jeta jonë bëhet më e mirë dhe unë vazhdoj të të dua gjithnjë e më shumë”-shkruan Ilda.