close
Who Serial

FOTOT/ Aktori në zi, ditë e hidhur për Ezelin

ezeli-933×445

Ezeli, siç njihet ndryshe në Shqipëri aktori Kenan Imirzalioglu, ka humbur një prej miqve të tij më të mirë, aktorin Payidar Tufekçioglu. 55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin “Lugina e Ujqërve”. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës dhe këtë ai nuk e ka harruar.

“Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë. Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu. Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë./tvklan.al

loading...