• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Tronditet familja Oberoi, Om fejohet me Zvetlanën, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai zhytet në mendime se kush mund të jetë personi që ka dërguar videon. Ai dhe Anika kontrollojnë kamerën dhe zbulojnë se dikush ka marrë telefonin e Anikës. Shivai dyshon tek Zvetlana ndërsa Anika kujtohet që u përplas me Tian dhe telefoni i ra në tokë. Shivai nuk mund ta besojë që këtë e ka bërë Tia. Anika i thotë se ai nuk e njeh akoma Tian. Zvetlana shpall fejesën. Anika e dëgjon dhe shkon i tregon Shivait. Shivai shqetësohet dhe telefonon Texhin. Texh vjen në shtëpi dhe thotë se ka vendosur të fejohet me Zvetlanën sot dhe të martohet pasi të divorcohet nga Xhanvi. Zvetlana vjen dhe Texh i shpreh dashurinë. Por ajo i habit të gjithë kur kap dorën e Omit dhe thotë se do fejohen bashkë.Om i vendos unazën Zvetlanës. Në familjen Oberoi hapet debat por Shivai vendos mos të ndërhyjë në vendimin e Om. Anika i thotë Shivait të bisedojë me Omin por ai nuk pranon. Shivai i thotë se Om po e bën këtë për Xhanvin pasi ajo do shkatërrohej nëse Texh do fejohej me Zvetlanën. Zvetlana ka rënë dakort të fejohet me Omin në shkëmbim të parave. Mamaja e Tias kërcënon Shivain që të firmosë disa letra ku shkruhet një shumë parash për fëmijën e tij dhe të Tias. Anika ndalon Shivain para se ai t’i firmosë./revistawho.com