• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Tia thotë se është shtatzënë, Shivai nuk e beson, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai mundohet të pajtohet me Anikën por ajo nuk dëshiron të flasë. Anika niset për në punë por Shivai i del para me makinë. Anika ja thyen xhamin e makinës pasi ai nuk hap rrugën. Ata grinden. Shivai e merr Anikën në krahë dhe e fut brenda në shtëpi. Familjarët e shohin dhe Shivai e ul Anikën. Ata justifikohen dhe shkojnë në dhomë. Shivai i thotë Anikës t’i thyejë të gjithë xhamat e shtëpisë vetëm të flasë me të. Ai i kërkon falje Anikës disa herë. Dikush po e merr në telefon por Shivai nuk e hap dhe e hedh tutje. Ai i premton Anikës se nuk do dyshojë më tek ajo. Pinki hyn në dhomë dhe pyet Shivain pse nuk e hap telefonin pasi është duke telefonuar mamaja e Tias. Ajo i thotë se Tia është mbyllur në dhomë dhe do vrasë veten. Shivai dhe Anika nisen për atje. Tia hedh vajgur dhe i thotë Shivait se ajo donte të martohej me të. Shivai i thotë se do martohen pasi të mbarojnë proçedurat e divorcit. Mamaja e Tias i thotë se nuk ka kohë pasi Tia është shtatzënë shkruan revistawho. Shivai dhe Anika mbeten të habitur. Shivai është i sigurt që mes tij dhe Tias nuk ka ndodhur asgjë por ajo mundohet ta bindë. Anika i thotë Shivait se Tia po gënjen dhe se ajo është e martuar. Shivai i thotë se edhe ai e ndjen që Tia po gënjen. Anika habitet. Ai i thotë se do bëjë testin e ADN sepse nuk mendon që ai fëmijë është i tij./revistawho.com