• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Tia i vë kusht Shivait, ai vendos të martohet me të, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai dhe Omi janë shumë të shqetësuar për shkak të asaj videos. Pinki mendon se e ka parë diku atë vajzën. Rudra i thotë Shivait dhe Omit se vetëm Anika mund t’i ndihmojë sepse ajo bën plane të shkëlqyera. Anikën ndërkohë nuk po e zë gjumi. Ajo i thotë Sahilit se nuk ndihet mirë kur Shivai është i shqetësuar. Sahil i thotë se ajo ka filluar të kujdeset për Shivain. Anika thotë se është e shqetësuar për gjyshen dhe familjen. Shakti i thotë Tixhit të shkojnë në pelegrinazh por ai nuk pranon. Gjyshja e bën Tixhin të shkojë. Shivai përballet me probleme në biznes. Tia thotë se do e ndihmojë. Ajo thotë se prindërit e saj do japin dy vota në bordin e drejtorëve por kanë një kusht. Tia i thotë se mamaja e saj dëshiron që ata të martohen nesër dhe dasma të mbahet pak më vonë shkruan revistawho. Të gjithë habiten. Pinki pranon ndërsa Shivai mendon. Tia largohet. Në këtë kohë Anika vjen dhe pyet çfarë ka ndodhur. Shivai largohet. Anika shkon tek ai dhe mëson se do martohet me Tian nesër. Anika habitet. Om i thotë Shivait se dashuria nuk është biznes dhe se ky është një vendim i madh. Shivai i thotë se e ka vendosur të martohet me Tian sepse ata janë bërë për njëri tjetrin. Rudra i thotë Shivait se zemra e tij rreh për Anikën dhe jo Tian./revistawho.com

CLOSE
CLOSE