Shivai hedh në pishinë Anikën dhe i ndrydh dorën. Anika pranon t’i kërkojë falje Tias e detyruar. Ata shkojnë tek Tia. Anika merr piperin dhe ja hedh Tias dhe më pas i kërkon të falur. Tia qan dhe i thotë Shivait pse nuk e nxjerr Anikën nga shtëpia por ajo fle në dhomën e tij dhe bën ritualet. Anika sëmuret. Shivai kujdeset për të dhe e vendos në krevatin e tij. Dritat fiken dhe Anika përqafon Shivain dhe i thotë se ka frikë errësirën. Dritat vijnë dhe Shivai i thotë Anikës të flejë e qetë. Ditën tjetër gjyshja i thotë Anikës të bëhet gati për ritualin. Shivai i jep Anikës letrat e divorcit dhe të gjithë habiten. Tia lumturohet. Sahil vjen në shtëpinë Oberoi. Shivai tronditet kur e sheh me patericë dhe kujton momentet kur e ka ofenduar. Gjyshja i thotë Shivait se Anika po shkon dhe nëse ajo ikën nuk do kthehet më. Anika i jep lamtumirën familjarëve dhe i thotë se ishin si një familje për të shkruan revistawho. Shivai e ndalon Anikën dhe e pyet ku po shkon. Ajo i thotë në shtëpi. Shivai i thotë se ajo shtëpi është e tij dhe e shiti. Anika habitet dhe i thotë Shivait si munde ta bëje këtë ku do jetojmë ne. Shivai i ofron Anikës që ajo dhe Sahili të jetojnë në shtëpinë Oberoi./revistawho.com