Om nxehet me veprimin e Texhit dhe i djeg dokumentat. Të gjithë tronditen. Shivai pyet çfarë ka ndodhur. Om i thotë se Texh u mundua t’i ndajë dhe e mashtroi që të firmoste letrat. Tani Om ka 50% të aksioneve të kompanisë Oberoi. Texh thotë se nuk ka bërë asgjë gabim sepse mendon për të ardhmen e djalit të tij. Om nxehet edhe me Ridimën e cila i tha t’i firmoste letrat dhe i thotë se lidhja e tyre mori fund. Ridima largohet. Shivai mundohet të qetësoje Omin. Rudra vjen i veshur si vajzë dhe i lyer me grim. Të gjithë habiten. Rudra i bën të gjithë të qeshin. Ai kërcen me Omin. Daksh i thotë Shivait se do i propozojë vetë Anikës. Shivai shqetësohet. Daksh shkon tek shtëpia e Anikës dhe e surprizon me tullumbaca me zemra. Ai ulet në gjunjë dhe i propozon shkruan revistawho. Anika dhe Daksh kthehen në shtëpinë Oberoi. Shivai mezi pret të marrë vesh nëse Anika ka pranuar. Ai e pyet por Anika nuk i kthen përgjigje. Daksh i thotë Shivait se Anika nuk pranoi dhe ja theu zemrën. Shivai gëzohet. Somia i thotë Rudrës se mamaja e saj ka ndarë martesën me Rijanin. Të dy mërziten. Daksh i thotë Anikës se ata tani janë miq dhe e fton të shohin një film nesër. Anika shkon në shtëpi por dikush e frikëson në errësirë. Anika merr në telefon Shivain por telefonata shkëputet. Shivai shqetësohet pse Anika e mori në këtë orë të natës. Anika nuk hap dot derën dhe frikësohet shumë./revistawho.com