• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika i thotë Shivait se pa të jeta e saj do jetë bosh, ja ç’do ndodhë nesër

Omi i thotë Shivait se Anika ka ndikim tek ai dhe se i ka prekur zemrën. Shivai i thotë atij dhe Rudrës se janë fiksuar me Anikën. Rudra dhe Omi mundohen ta bindin se Anika është bërë për të. Shivai thotë se Anika është thjesht një punëtore dhe ai nuk do ishte kurrë i interesuar për një vajzë si ajo. Anika përplaset me tavolinën dhe lëndohet. Shivai i thotë të ketë kujdes se çfarë do bëjë ai pastaj pa të. Om dhe Rudra e shikojnë të habitur. Shivai thotë se donte të thoshte që Anika duhet të kujdeset për punët. Anika i thotë se nuk frikësohet nga plagët e lehta. Shivai u thotë Omit dhe Rudrës se mendonte që ata do e mbështesnin vendimin e tij. Rudra përqafon Shivain dhe i thotë se do e mbështesë. Om i thotë se e respekton vendimin e tij. Gjyshja bisedon me Anikën dhe ndihet e shqetësuar që Shivai po i merr vendimet kaq shpejt. Anika i thotë se Shivai po e bën këtë për lumturinë e familjes. Gjyshja i thotë Anikës se ajo ngjan shumë me Shivain pasi ata vendosin familjen para vetes shkruan revistawho. Om dhe Prianka i kanë blerë diçka Anikës që ta veshë në martesën e Shivait me Tian. Anika i përqafon dhe i thotë se nuk do i harrojë kurrë. Rudra e pyet pse po i thotë lamtumirë. Anika përlotet dhe i thotë se nesër kur Shivai të martohet puna e saj mbaron dhe nuk do të shkojë më në vilën Oberoi. Shivai e sheh Anikën nga larg. Ai kujton momentet me të. Anika i bën të gjitha gati për martesën e Shivait dhe i merr leje gjyshes të shkojë në shtëpi. Shivai thotë se do e çojë ai pasi është bërë natë shkruan revistawho. Rrugës Shivai falenderon Anikën. Ajo habitet dhe i thotë se nuk do e harrojë kurrë ditën e fundit të punës. Shivai e pyet pse është dita e fundit. Anika i thotë se nesër që ai martohet puna e saj mbaron. Ajo i thotë se nuk e dinte që jeta e saj do rrotullohej rreth tij kur pranoi të bëjë këtë punë dhe se jeta e saj prej nesër do jetë bosh. Shivai thotë se e njëjta gjë do ndodhë me të. Më pas ai e rregullon dhe thotë se jeta e tij do ndryshojë pasi do martohet./revistawho.com

CLOSE
CLOSE