• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Kuzhinë, Who Cook

Gjithë ditën duke gatuar për festa? Jo më, ne kemi zgjidhjen për ju!

A nuk të duket sikur ditët e fundit të vitit kalojnë sa hap e mbyll sytë? Kjo ndodh sepse gjithçka ecën me një ritëm shumë të shpejtë dhe përgatitjet për festat kërkojnë shumë kohë. Çdo ditë duhet të mendosh diçka kreative për t’i bërë sa më të bukura ditët festive dhe në një moment të duket se nuk mund t’i shmangesh as stresit. Në ditën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri një kohë të konsiderueshme zë gatimi dhe përgatitjet shpesh duhen filluar që në mëngjes, ose që një ditë përpara. Pasi je lodhur gjithë ditën as festën nuk arrin ta shijosh ashtu siç duhet.

Ndaj, ‘Helios Gastronomi’ prej dy vitesh sjell në shtëpinë tuaj, zgjidhjen që aq shumë e keni pritur. Mjafton një telefonatë dhe gjithçka zgjidhet. Tanimë, nuk ju duhet të stërmundoheni me orë të tëra duke gatuar, sepse për gjithçka që dëshironi të ketë tryeza e festave kujdeset ‘Helios Gastronomi’.

Me një menu tradicionale, por shumë speciale, liderët në tregun e catering-ut shqiptar do t’i bëjnë festat e fundvitit shumë më të lehta për ju. Nuk ka nevojë të mendoheni më për ushqimin, për shtrimin e tryezës aq më pak, sepse ‘Helios Gastronomi’ ofron shërbimin në çdo shtëpi. Në menu ka një varietet produktesh, ku sigurisht nuk mund të mungojnë gjeli i detit dhe bakllavaja.

Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të dini se do u duhet të paguani vetëm 2800 lek të reja për person, një shumë modeste krahasuar me shërbimin dhe kënaqësinë që do të merrni. Gjithçka duhet të bëni është të mendoni se kë do të ftoni dhe më pas të shpenzoni kohë të bukur me ushqim të mirë nën shoqërinë e njerëzve të dashur. Nuk ia vlen të mendoheni dy herë për të ftuar miqtë apo njerëzit e afërt, sepse çdo gjë do ta keni gati nga ‘Helios Gastronomi’.

Përveçse nuk do të lodheni dhe shqetësoheni për asgjë, ne ju sigurojmë se të gjithë do të mbeten të kënaqur pas mbrëmjes. Ku ka ushqim të mirë, dashuri dhe ngrohtësi festash gjithmonë kalohet bukur. Për të përfituar shërbimin e ‘Helios Gastronomi’ ju duhet thjesht të bëni një rezervim përmes numrave të kontaktit dhe më pas të flini mendjen për të gjitha përgatitjet e darkës. Festat duan gëzim, mos e lër stresin e përgatitjeve të të mërzisë, porosit tani tryezën tënde festiva në ‘Helios Gastronomi’. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE