VIP-at shqiptarë që dështuan në biznes (FOTO) 

kolazh

Përveç muzikës personazhet publikë shqiptarë provuan veten edhe në fushën e biznesit. Shumë prej tyre ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në këtë fushë, por ka edhe nga ata që ‘falimentuan’ duke i mbyllur lokalet apo dyqanet e tyre, sepse të merresh me biznes është ‘art’ më vete… Ja cilët janë disa nga artistët e suksesshëm në muzikës, por ‘dështakë’ në biznes…

l_f2e0716de53f4386b5091638228d45f6

Zaimina Vasjari

Në kohën kur ishte një nga këngëtaret më “in” ajo nuk ngurroi të hapte edhe një biznes. Zaimina çeli në rrugën “Myslym Shyri” një sallon nusesh, që qëndroi për pak vite i hapur. Në ndryshim nga muzika, në të cilën bën gjithnjë zhurmë sa herë që publikon një këngë, Zai si biznesmene dështoi. Sipas asaj që ajo vetë rrëfeu, njerëzit donin të takoheshin me të. Nuk pranonin këshillat e vajzave që ishin të punësuara, ndaj edhe klientela u largua shpejt, sepse koha e kufizuar e Zaiminës, ia bënte të pamundur qëndrimin në dyqan. Dimë që këngëtarja e cila studimet i ka përfunduar për arkitekturë, ka në plan të hapë një studio arkitekture kur të heqë dorë nga muzika.

Flori-Mumajesi

Flori Mumajesi

Ju kujtohet “Taxi Mapo”, ky ka qenë biznesi i parë i kantautorit të mirënjohur, Florian Mumajesi pranë lagjes së tij në “Kombinat” dhe një tjetër filial në zonën e “21 Dhjetorit”. Për vitet kur ai u hap në Tiranë, bëri shumë bujë sepse si gjithnjë Mumajesi di të tërheqë vëmendje me projektet e tij. Por edhe “Taxi Mapo” e pati shumë të shkurtër jetëgjatësinë në treg. Aktualisht Flori është bashkëpronar i një tjetër biznesi, “Proper Pizza”, që urojmë të jetë sa më jetëgjatë.

Ciljeta Poster 2

Çiljeta Xhilaga

Një dyqan me brand-et më të njohura si: ‘Cavalli’, ‘D&G’, etj, ishte “Just Çiljeta”, butiku që hapi këngëtarja e njohur në rrugën “Mysylm Shyri”. Vëmendja mediatike për këtë biznes të seks simbolit shqiptar, ishte shumë e madhe dhe Çili foli me shumë pasion për këtë sipërmarrje të re të sajën. Por edhe “Just Çiljeta”, nuk rezultoi i suksesshëm. Pas tij Çili hapi një tjetër biznes në bashkëpunim me kushërinjtë e saj, siç është “Piceri Berlusconi”.

Rozana Radi

Edhe Rozana Radi u josh nga biznesi i nuseve… Disa kohë më parë, ajo me një grup mikeshash vendosën të hapnin një sallon nusërie, edhe ky në rrugën “Myslym Shyri”. Mirëpo megjithëse reklama dhe angazhimi i Rozit nuk mungoi, ky biznes nuk shkoi siç duhet dhe ajo brenda një kohe të shkurtër vendosi të hiqte dorë.

hygerta-sako-002-pp-400

Hygerta Sako

Rruga “Myslym Shyri” duket sikur është një “mallkim” për VIP-at që kanë tentuar të hapin një dyqan. Kështu ndodhi edhe me ish-Miss Albanian, Hygerta Sako e cila kishte një dyqan nusesh dhe që pas disa vitesh vendosi ta mbyllë, sepse nuk i rezultoi i suksesshëm.

Adrian Gaxha dhe Dren Abazi

E dini pse i bashkuam këta këngëtarë, jo se kanë të njëjtin stil muzike, por sepse kanë lindur në të njëjtën ditë (13 shkurt) dhe ngaqë kanë qenë të dy pronarë baresh. Adriani çeli në Maqedoni “Gaxha Bar”, ndërsa Dren Abazi mori për një periudhë kohë drejtimin e barit të njohur “Si n’bahçe” në Prishtinë. Të dy këngëtarët na kanë rrëfyer se të qenit pronarë lokalesh ishte goxha impenjim dhe se ata nuk mund t’i përkushtoheshin siç duhet bizneseve të tyre. Koncertet brenda dhe jashtë vendit, ishin shkaku që djemtë hoqën dorë nga drejtimi i këtyre bizneseve.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password