• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Who VIP

Nga revistawho.com / Të ekspozuar ose jo, këta ishin çiftet e reja të 2017-tës (ose të paktën kështu u tha)

Viti që po lëmë pas ka qenë viti i ngjarjeve të mëdha. Kemi pasur martesa VIP, ndarje të bujshme, por edhe çifte të sapokrijuara. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një listë të personazheve që këtë vit kanë zbuluar dashurinë ose kanë nisur marrëdhënie të reja. Hidhini një sy, ndoshta ndonjëri prej tyre ju ka shpëtuar.

KLEA HUTA DHE ELGIT DODA

Një ndër çiftet më të përfolur dhe më simpatikë të vitit janë padyshim Elgiti dhe Klea. Shpesh u fotografuan bashkë dhe deri vonë nuk e pranuan lidhjen e tyre. Megjithatë çdo gjë doli në dritë nga vetë ata kur përpara 2 muajsh publikuan një foto, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

SELDI QALLIU DHE MIMOZA SHKODRA

Një nga lidhjet më të bujshme të vitit është ajo mes dy këngëtarëve Seldi dhe Mimoza. Pasi u fotografuan nga paparacët në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe i mohuan shpesh zërat për një lidhje të mundshme, në fund iu dorëzuan dashurisë së tyre dhe e bënë publike. Gjërat për çifitin u bënë më serioze në muajin tetor kur vendosën të fejohen. Çdo gjë u bë publike pas një fotoje që ndau vetë Mimoza në ‘instagram’-in e saj me unaza në duar dhe me nënshkrimin “Të Dua”.

ENI KOÇI DHE GENC PRELVUKAJ

Dy këngëtarë të tjerë i shtohen lidhjeve të vitit. Pavarësisht se nuk e kanë konfirmuar as mohuar ende lidhjen e tyre, Eni dhe Genci gjithmonë e më shumë po shihen pranë njëri-tjetrit. Këtë vit ata kanë realizuar dy bashkëpunime muzikore. Eni madje publikoi foto duke festuar Krishtlindjen me Gencin. Të jetë viti që po vjen viti i zbulimit të dashurisë mes tyre?

MOZZIK DHE LOREDANA ZEFI

Pas shumë aludimeve dhe mohimit nga ana e Mozzik tashmë, është konfirmuar tashmë lidhja mes tij dhe Loredanës, vajzës që jeton jashtë vendit. Konfirmimi pas komenteve të njëri-tjetrit u bë me postimin e një fotoje nga Mozzik gjatë pushimeve romantike me vajzën simpatike. Shkrimi që i është bashkangjitur fotos është tepër romantik: “Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri që të lexon pa shkronja… dhe të kupton pa fjalë!” Loredana je vajzë me shumë fat.

BEATRIX RAMOSAJ DHE ERIND BEJLERI

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj në fillim të këtij viti u nda nga Ervin Cenolli, djali me të cilin ishte e lidhur prej kohësh. Ndarjen, siç është shprehur vetë ajo e përjetoi mjaft keq. Megjithatë duket se çdo gjë ka kaluar tashmë, pasi flitet se pa u mbushur një vit nga ndarja Beatrix ka nisur një marrdhënie të re me arkitektin Erind Bejleri. Foto është publikuar nga vetë ajo me diçiturën #sundayselfie. Nëse është e vërtet, ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë për jetëgjatësinë e tyre pasi shkojnë shumë.

REZART VELESHNJA NË NJË LIDHJE TË RE

Para disa muajsh u zyrtarizua lajmi se Rezarti ishte ndarë nga e fejuara e tij prej dy vitesh Pranvera Metolli. Megjithatë duket se gjërat kanë filluar të marrin sërish drejtim për aktorin e njohur të humorit. Disa ditë më parë ai publikoi në ‘instagram’-in e tij një foto krah një vajze që nuk ia ka shfaqur fytyrën. Përshkrimi i fotos është kaq romantik: “Do vij shpejt dashuria ime”.

FLORI MUMAJESI DHE LIBERTA SPAHIU

Flori dhe moderatorja e ‘Prive’ Liberta Spahiu duket se janë në një marrëdhënie. Zërat as nuk janë konfirmuar as nuk janë mohuar nga ata, por gjithsesi miqtë e tyre i ‘kanë tradhtuar’. Sipas këtyre të fundit ata janë prej kohësh të lidhur dhe mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Kujtojmë se Flori është folur gjatë për një lidhje me Elvana Gjatën, të cilën nuk e ka pranuar kurrë. Nuk e dimë se si do të veprojë këtë herë.

DUA LIPA DHE PAUL JASON KLEIN

Kaq të veçantë dhe simpatikë, çifti i ri i këtij viti është edhe Dua dhe Paul. Nuk e fshehën lidhjen e tyre dhe fotot e publikuara bashkë janë të mrekullueshme. Festuan ditëlindjen e Dua Lipës, kanë qenë me pushime së bashku dhe tashmë janë të pandarë.

RITA ORA DHE ANDREW WATT

Rita këtë vit duket se ka gjetur lumturinë në krahët e muzikantit Andrew Watt. Ata janë fotografuar në Romë të dashuruar më njëri-tjetrin, madje nuk kanë munguar as skenat ‘hot’. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE