• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

Moderatorët që ndërruan ‘shtëpi’ këtë sezon televiziv / Kush ishin lëvizjet më të bujshme mediatike gjatë vitit që lamë pas

Ndryshimet që pamë këtë sezon televiziv ishin nga më të ndryshmet. Kishte nga ata moderatorë që qëndruan atje ku e kishin nisur karrierën e tyre, por të shumta ishin dhe lëvizjet të cilat nuk i prisnim. Le t’i hedhim një sy…

Orinda Huta – Pas një periudhe disa vjeçare ne “Vizion Plus” dhe “Tring”, bukuroshja sy kaltër kaloi në televizionin “Klan” në moderimin e “Jo vetëm modë” .

Bora Zemani – Për një viti si drejtuese e “Bar Skedina” në “Digitalb”, këtë sezon u zhvendos në “Tv Klan” në drejtimin e “Kënga Magjike 2018” së bashku me Ardit Gjebrea.

Nevina Shtylla – Nga një sezon televiziv në “Klan” në drejtimin e ‘Jo vetëm modë’, kaloi në “Top Channel” në drejtimin e ‘Procesi Sportiv’ së bashku me Eduart Manushin.

Turjan Hysko – Karriera e tij ka nisur në “Vizion Plus” dhe u zhvillua aty për shumë vite, por këtë sezon Turi në “Tv Klan” me emisionin ‘Familja’  dhe ‘Duplex’.

Bes Kallaku – Nga “Portokalli” aktori i njohur, këtë sezon u shfaq në ‘BE Coffe’ në “E Diela Shqiptare”.

Olsi Bylyku – Një tjetër lëvizje nga “Portokalli”, i cili u gjend këtë sezon në “Klan” së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isain.

Eni Vasili –  Këtë sezon u largua nga “News24” për t’u shfaqur në Top Channel me ‘Open’ .

Beti Njuma – Nga “Top Channel” ku ishim mësuar ta shihnim si drejtuese e lajmeve dhe rubrikës së librit, këtë sezon u zhvendos në “Ora News” si drejtore e informacionit.

Rikthime të rëndësishme të ekranit këtë vit, ishin ai i Adi Krastës në “News 24”, i Sonila Meços në “Ora News” dhe i Renato Mekollit në “Top Channel”.

CLOSE
CLOSE