BIOGRAFI / Fidel Castro, “burri i 35.000 femrave”


Fidel Castro pranonte se kishte pasur vetëm një grua, por kjo pa numëruar “të dashurat” e tij shumta përgjatë viteve. Ndaj le të kthehemi pas në kohë për të hedhur një vëzhgim në jetën e tij personale.

“Burri i 35.000 femrave”, kështu e etiketoi “New York Post” në vitin 2008 atë. Për këtë arsye, paraqitja e tij e egër prej luftëtari, karizma dhe fjalimet e tij prej lideri duken se kanë gjunjëzuar mijëra femra duke e konsideruar këtë tërheqje si “Efekti Fidel”.  

Përgjatë intervistave të shumta, ish-presidenti kuban ka folur shumë rrallë për lidhjet e tij dashurore, por ai e ka pranuar se ka pasur “një jetë plot dashuri”.

Që para se të njihej si “revolucionar”, Fidel Castro njihej si mashkull donzhuan që midis femrave të bukura preferonte biondet, por nuk linte pas edhe zeshkanet. Në vitet 1970 pati zëra se ai pati një lidhje me aktoren Gina Lollobrigida e cila aso kohe realizoi një dokumentar për të. Vetëm pak kohë pas ardhjes së tij në fuqi në vitin 1959 ai u përfol se kishte një lidhje më një vajzë gjermane të quajtur Marita Lorenz. Kjo e fundit ka treguar në një libër që ishte porositur nga CIA të vriste “Komandantin”. Në vitin 1964, ai pati një aventurë me Evelyne Pisier, motra e aktores së famshme Marie-France Pisier.

“Politikisht, po aq edhe si “revolucionar” e refuzoj idenë të përziej familjen me jetën time politike. Këtë historinë e damave shoqëruese e konsideroj vërtetë qesharake”, – i ka besuar kineastit Oliver Stone përgjatë xhirimit të dokumentarit “Looking for Fidel”. Në këtë biografi ai zbuloi se nuk ishte martuar kurrë me Dalia Soto del Valle, bionden me sy jeshilë me të cilën ai filloi të jetonte në vitet 1980 në Havana. Ish-mësuesja e shkollës e njohur si “Lala” është nëna e 5 fëmijëve të Castros.

Fidel Castro aprovoi se është martuar vetëm një herë, më  12/10/1948 me Mirta Diaz-Balart, një studente për filozofi. Ata u divorcuan në vitin 1954 pasi u dyshua se ajo kishte një lidhje me Ministrin e Mbrojtjes. Ndërkohë ai kishte një lidhje paralele me Natalia Revuelta, një bionde bukuroshe e cila i dhuroi një vajzë, Alinën në vitin 1956. Si një karakter rebel që ishte Natalia e braktisi Kubën në vitin 1993, ndërkohë që Castro pati një lidhje me Maria Laborde, një aktiviste brenda lëvizjes së tij. Ajo solli në jetë një fëmijë të tij të cilin e pagëzuan me emrin Jorge Angel.

Një nga femrat me më shumë influencë në jetën e Fidel Castros pa dyshim që ishte Celia Sanchez. Ajo u kthye në krahun e tij të djathtë, e besuara e tij, sekretarja e tij deri në vdekje. Ajo ndërroi jetë në vitin 1980 nga kanceri. Përveç Alinës, të gjithë fëmijët e tij jetojnë në Kuba, por nuk kanë qenë kurrë në fokus të medias. Lideri i palodhur i revolucionit Kubanez ka pranuar se nuk ka kaluar shumë kohë me fëmijët e tij, por ka shpresuar që në kohën e shpenzuar të ketë qënë një baba i mirë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password