Bashkëshortet VIP që s’duhet të veshin taka

kolazh

VIP-at në fokus… Të gjithë i lidh bashkë një histori dashurie, por në momente të caktuara gjatësia u prish nga pak punë. Cili prej personazheve publike ‘çalon’ kur partnerja i vesh taka të larta. Një vëzhgim mbi burrat e showbiz-it shqiptar dhe partneret e tyre

ermali-ami

Ermali & Ami

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë pa diskutim një ndër çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Një çift që ngjall kuriozitet në çdo moment, kjo ndoshta edhe për shkak të popullaritetit të fituar me vitet. Por siç e shihni edhe në fotot që sjellim sot, Ermali është pak centimetra më poshtë se Ami kur kjo e fundit vesh këpucë me taka.

orinda-turi

Turi & Orinda

Ata të dy duket sikur kanë lindur për njëri-tjetrin… Turjan Hyska dhe Orinda Huta, janë një tjetër kopje shumë e pëlqyer e skenës. Çiftin simpatik që aktualisht punojnë edhe në të njëjtin televizion (“Vizion Plus”), Turi si drejtor dhe Orinda si autore, i bashkojnë shumë gjëra, veç gjatësisë që, kur Orinda ‘abuzon’ me takat, u prish jo pak punë.

olta-fabi

Fabi & Olta

Ai është moderator dhe drejtor muzikor në spektaklet e “Vizion Plus”, ndërsa ajo balerinë dhe koreografe e njohur. Jetojnë prej vitesh një lidhje dashurie, të cilën e kanë celebruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë në jetë binjakë… Siç dhe e keni kuptuar, e kemi fjalën për Fabin dhe Oltën, e cila e ka gjithashtu të ndaluar të veshë taka, nëse dëshiron që të mos stonojë në gjatësi kur është krah të dashurit të zemrës.

sonila-drin

Drini & Sonila

Sonila Meço dhe Drini Jasa janë një tjetër çift i ekranit që ‘vuajnë’ si pasojë e disnivelit në gjatësi. Moderatorja e dashur e disa formateve të suksesshme, njihet prej vitesh për shtatlartësinë që ka, kjo edhe për shkak të ushtrimit të sportit të volejbollit për një kohë të gjatë.

valbona-todd

Todd-i & Valbona

Disa vite më parë ata celebruan në Tiranë dashurinë e tyre disavjeçare që kishte zënë fill përtej Atlantikut. Fjala është për irlando-anglezin Todd Christopher dhe Valbona Çobën, supermodelen e parë shqiptare. Së fundmi ata janë bërë edhe prindër binjakësh, pas djalit të parë, Aiden, por ndonëse në jetën e tyre private gjithçka shkon vaj, kur Valbona hipën mbi taka, shohim një mospërputhje mes tyre.

mihrije-naim

Naimi & Mihrija

Të njëjtin fat të keq, nëse mund ta quajmë kështu, ka edhe Naim Abazi, showman-i kosovar, i cili ka zgjedhur të ketë në krah një prej femrave më të bukura të skenës sonë, Mihrije Brahën. Vitet kalojnë dhe ajo mbetet e njëjtë, po nëse do të vendoste të hiqte dorë nga takat e larta, do t’i bënte një favor shumë të madh bashkëshortit të saj.

nora-robert

Robert & Nora

Ata ka vetëm pak kohë që janë bërë prindër të një vajze, po jetojnë kohën më të lumtur krah njëri-tjetrit pas martesës më 2 shtator, por sikundër edhe është vënë re gjatë dasmës, kur Nora qëndron majë takave, vihet re një diferencë e vogël mes gjatësisë së tyre.

0 Comments

Leave a Comment

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password