2S-të e Ingrit Gjonit

22

E SUKSESSHME DHE SEKSI SI INGRITI

FOTOT: Juxhin Kurti

Teksa për të gjithë periudha e ndërrimit të viteve ishte kohë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Ingrit Gjonin. Këngëtarja ka mbyllur një 2015-të mjaft intensive. Ajo ishte pjesëmarrëse në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, ku u cilësua si një nga konkurrentet më të forta dhe u vlerësua me çmimin e interpretimit nga juria profesioniste. Nga java në javë, shikuesit panë përmes ekranit një vajzë që me punë arriti të pëmirësohej derisa u bë një kërcimtare mjaft e zonja. Veç kësaj pamë edhe një Ingrit mjaft miqësore, të qeshur e plot batutë. Përpos performancave shpërthyese në skenë, Ingrit Gjoni u afrua shumë me publikun duke ndarë përgjatë kësaj eksperience detaje të jetës së saj. Ajo doli triumfuese nga kjo aventurë televizive, por nuk arriti as t’i gëzohej suksesit pasi puna që e priste ishte edhe më e vrullshme. Kështu nisi për të me ritme të çmendura edhe viti 2016-të. Ingrit Gjoni u nis menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara kur realizoi një tur të ngjeshur koncertesh për shqiptarët që e pritën me dashuri atje. Megjithëkëtë këngëtarja gjeti kohën të dhuronte për fansat edhe një set tejet të veçantë fotografik me fotografin Juxhin Kurti, i cili u pëlqye shumë. Duhet thënë se kjo është ndër periudhat më të mira të karrierës së Ingrit Gjonit, por nuk duhet harruar një detaj shumë i rëndësishëm i jetës së saj. Ajo është edhe nënë, nëna e Paridit bukurosh. Si çdo nënë, artistja shpesh ka thënë në rrëfimet e saj se Paridi është i pari, pastaj vijnë të gjitha të tjerat. Për këtë arsye asaj i duhet të lëvizë shpesh që nga një punë në tjetrën, të bëjë ndalesën pranë njeriut që e motivon për të gjitha për t’iu kthyer sërish angazhimeve. Ndoshta ka qenë dyfish e vështirë për të, duke qenë larg djalit, por me siguri pasi të rritet edhe pak, Paridi do të jetë krenar për mami Ingritin, e cila pritet që shumë shpejt të prezantojë edhe një projekt të ri muzikor.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password