• youuinsttaaffccbb
TEST
1, A e dini se ..., Vetëm në WHO, Who VIP

10 artikujt më të lexuar në “RevistaWho.Com” gjatë 2018-tës

Viti që lamë pas, ka qenë i mbushur me lajme dhe ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë zënë hapësirë në “RevistaWho.Com”. Po cilat janë 10 artikujt më të lexuar në “WHO” gjatë 2018-tës? I hedhim një sy bashkë!

Në vendin e dhjetë renditet intervista ekskluzive e Floriana Garos. Moderatorja e njohur, që është prej dy vitesh është zhvendosur me banim në Zvicër rrëfehu për herë të parë në revistën tonë shtatzëninë e saj.

NË KOPERTINË / Një jetë e re për Floriana Garon, me dy biznese, e dashuruar dhe gati për beben NR. 1 (PJESA 1)

Në vendin e nëntë pozicionet një tjetër ekskluzivitet i “RevistaWho.Com”. Dasma e shumëkomentuar e Afërdita Dreshaj me partnerin e saj Jakub Kindl, zuri kopertinën e revistës në korrik të këtij viti dhe rrëfimi i saj u shpërnda në të gjitha mediat shqiptare.

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Afërdita Dreshaj: Si lindi historia ime e dashurisë dhe gjithçka nuk dini për dasmën (PJESA 1)

Në vendin e tetë renditet një tjetër rrëfim ekskluziv, siç është ai i Zaimina Vasjarit, e cila u shfaq në kopertinën e revistës një javë përpara se të vinte në jetë vajza e saj Khloe.

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Zaimina Vasjari: 9 muajt më të bukur të jetës sime, mezi po e pres vajzën Khloe (PJESA 1)

Debati virtual mes moderatores Rudina Magjistari dhe këngëtares Tuna, renditet në vendin e shtatë si një ndër ngjarjet më të komentuara gjatë këtij viti.

Rudina Magjistari ‘shpërthen’ kundër Tunës: Më vjen keq për ata që të kanë afër

Në vendin e gjashtë pozicionohen fotot paparac të shkrepura nga revistawho.com të Viola Spiros dhe partnerit të saj, pasi ky i fundit kishte fituar lirinë.

EKSKLUZIVE / I dashuri i Viola Spiros merr lirinë, çifti fotografohet në jetën e natës

Në vendin e pestë qëndron intervista ekskluzive e reperit Stresi dhe partneres së tij gjatë verës së këtij viti.

EKSKLUZIVE / Stresi dhe Kejsi rrëfejnë dashurinë: Nga njohja tek dy javët në arrati, takimet fshehtas në Europë dhe celebrimi pa bujë

Në vendin e katërt është letra kushtuar gazetares Adela Xhamani, kryeredaktore në “RevistaWho.Com” një vit pas ndarjes së saj nga jeta.

Letër Adelës!

Në vendin e tretë është lista me 25 gjërat që nuk i dini për Çiljeta Xhilagën, yllin e skenës që gjithmonë ka tërhequr vëmendje.

EKSKLUZIVE / 25 gjërat që nuk i dini për Çiljetën: Kam fjetur në makinë, momenti më i vështirë i jetës kur…

Në vendin e dytë pozicionohet rrëfimi i parë i plotë i Jonida Maliqit për divorcin.

EKSKLUZIVE / Jonida Maliqi përgjigjet për të gjitha: Në jetë solo, por me shpirtin plot

Dhe në vendin e parë është intervista ekskluzive e Sara Hoxhës për “RevistaWho.Com”, e cila u rrëfye për herë të parë përballë bashkëshortit të saj, moderatorit Ledion Liço.

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Sara Hoxha, e pacensuruar – Nga Ledion Liço

/ revistawho.com

CLOSE
CLOSE