close
Vetëm në WHO

Ditëlindja e Andrrës, Sinan Hoxha zbulon surprizën: Nxirreni pas 2 orësh!

10660349_522102094617777_5418774451955476566_n

Sot bashkëshortja bukuroshe e Sinan Hoxhës ka ditëlindjen. Me të hyrë data 21, vërshuan urimet për Andrrën në rrjetet sociale. Ne u bëmë kuriozë për urimin dhe dhuratën që ka menduar sot për të, këngëtari i suksesshëm i muzikës popullore. Ndaj kontaktuam me Sinanin i cili nuk hezitoi të na e tregonte surprizën, por me një kusht. “Kam prenotuar një supersuitë në një nga hotelet më luksoze të Tiranës. Vetëm lajmin nxirreni pas dy orësh sa të shkojmë ne atje”, tha Sinani. E në fakt kishte të drejtë, se nëse Andrra do e lexonte në portale, ç’kuptim do të kishte pastaj surpriza. Sigurisht ne pritëm dhe lajmin po e nxjerrim në kohën e duhur, teksa çifti tashmë kanë shkuar të shijojnë mbrëmjen e tyre speciale. Edhe 100 Andrrës së bukur!/ revistawho.com

loading...