close
Vetëm në WHO

2016-2017/ Të bekuara! Këto janë vajzat VIP që u bënë nëna dhe që presin të bëhen…

btfh

Për disa nga vajzat e ekranit dhe skenës sonë, viti 2016 do të mbetet më i bukuri për shkak se kanë përjetuar për herë të parë ose të dytë emocionet e të qënurit nënë. Disa të tjera janë ende në pritje të ëmbël. Shtatzënia e tyre është komentuar shumë si ajo e Tunës, Adelina Ismailit apo Sara Hoxhës. RevistaWho.com ka bërë një përmbledhje të të gjitha vajzave që janë bërë nëna gjatë vitit 2016 dhe atyre që priten të bëhen në 2017-ën.

Mars 2016

Emina Çunmulaj- Modelja shqiptare e famshme në SHBA, prej kohësh jeton shumë e lumtur me bashkëshortin e saj, miliarderin amerikan me prejardhje iraniano-izraelite, Sam Nazarian e prej disa muajsh shijojnë gëzimin e madh të ardhjes në jetë të Ellas, vajzës së tyre të parë.

Maj 2016

Vesa Luma- Çifti i njohur i këngëtarëve, Vesa Luma dhe Big Basta u bënë prindër për herë të parë. Pak muaj më parë ata u gëzuan pafund kur në jetë erdhi Lian, vogëlushi i tyre i bukur.

Maj 2016

Andrra Destani- Modelja Andrra Destani dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës tradicionale Sinan Hoxha u bënë prindër në maj të këtij viti. Andrra solli në jetë një djalë të cilit ja vunë emrin Ansi.

Gusht 2016

Jonida Shehu- Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Jonida Shehu u bë nënë për herë të parë gjatë verës. Ajo solli në jetë një vogëlushe, të cilën e quajti Kristal.

Gusht 2016

Era Xhabafti- Historia e tyre e bukur e dashurisë do të finalizohej me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Një 2016-të shumë e bukur për Era Xhabaftin dhe Teodor Ngjelën.

Shtator 2016

Suada Sherifi- Një nga më të bukurat e Shqipërisë, do të gëzohej pafund vetëm pak muaj më parë nga ardhja në jetë e vajzës së saj. Ajo e pagëzoi vogëlushen me emrin Dejzi.

Tetor 2016

Teuta Krasniqi- Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Blero, do të bëhej nënë e Kaia-s nga martesa e saj e dytë me Adonisin. Teuta është gjithashtu nënë e Tarës, vajzës së saj me Bleron.

Dhjetor 2016

Aurela Gace- Këngëtarja e madhe shqiptare përjetoi për së dyti bekimin e të qënurit nënë vetëm pak javë më parë. Gaçe solli në jetë vajzën, të cilës i vuri një emër shumë të veçantë, Abigail Isabelle.

Dhjetor 2016

Sara Hoxha- Fundi i vitit 2016 do të ishte shumë i bukur për çiftin e famshëm Sara Hoxha dhe Ledion Liço, të cilët u bënë prindër për herë të parë. Sara dhe Ledioni vendosën t’ia vinin emrin vogëlushit London Noor.

Dhjetor 2016

Rudina Dembacaj- Dhjetori i 2016 sigurisht është muaji më i bukur për aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj. Vetëm dy ditë më parë ajo u bë nënë e një vajze, të cilën e quajti Viktoria.

Adelina Ismaili- Lajmi se ajo do të bëhej nënë i gëzoi pa masë të gjithë. Adelina Ismaili, diva e muzikës shqiptare, është shtatzënë e për pak kohë do të bëhet nënë.

Tuna- U përfol  shumë gjatë për një shtatzëni të mundshme, të cilën e pranoi vetëm pak kohë më parë tek ‘E diela shqiptare’. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt Tuna e Patris Berisha do të bëhen prindër të një vogëlushi.

Laura Vorpsi – Ish- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi është në pritje të një fëmije. Laura bukuroshe prej disa kohësh është e lidhur me biznesmenin Theodhori Cami.

Stela Kotri – Prezantuesja po ripërjeton emocionet e bukura të shtatzënisë. Biondja simpatike e ekranit është në pritje të djalit të dytë, kështu Eros, djali i saj i parë do të bëhet me vëlla.

Delinda Zhupa- Aktorja e “Portokalli”-së pret të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vet aktorja e ftuar në Top Show Magazine.

 

Tags : shtatzene
loading...