• youuinsttaaffccbb
TEST
Udhetim

Kjo vajzë ka udhëtuar në 180 vende të botës. Do habiteni për sa ditë…

Çdo njeri do dëshironte të udhëtonte në vende të ndryshme. Por planeti jonë është aq i madh sa që mendojmë se nuk do t’ja dilnim të vizitonim të gjithë vendet. Mirëpo, Cassie DePecol nga Connecticut i SH.B.A, ka provuar se kjo është e mundur. Ajo filloi udhëtimin e saj në korrik 2015 kur ishte 25 vjeç. Ajo është tani 27 vjeç dhe brenda 15 muajve ka vizituar 180 shtete dhe ka udhëtuar 254 herë me avion. Por kjo nuk është e gjitha. Cassie ëndërron të bëhet gruaja e parë në histori që ka vizituar 196 shtetet e botës. Ajo ka qëllim të kompletojë misionin e saj për 45 ditë. Cassie thotë se gjithmonë ka dashur të vizitojë çdo shtet që ndodhet në hartë dhe të mësojë për kulturën, traditat, historinë dhe besimet e këtyre vendeve. Sigurisht, udhëtimi i saj ka kushtuar. Udhëtimi i Cassie-t nëpër botë ka kushtuar 198,000$. Por Cassie i ka fituar këto para nga sponsorët të cilët e kanë paguar të bëjë reklamën e hoteleve të tyre ndërkohë që Cassie është akomoduar. Në këto momente Cassie ndodhet në Kubë. Jemi të sigurtë që ajo do ta arrijë rekordin si femra që ka udhëtuar në 196 vendet e botës. 

cassie3-670x388

buliei

path_5384

1024x1024

aaeaaqaaaaaaaalhaaaajdvlmddlzguwltlkmzutndflmc1injuxltq2m2q4nje0mgflyg

 

CLOSE
CLOSE