close
FototPaparaci

PËRBALLË SKENËS/ VIP-at në publikun e “Marie Kraja”, nga Rudina me Xhavitin, tek ministret Kumbaro e Kodheli (FOTOT)

kolazzzh

Javën e parë të nëntorit në Tiranë, u mbajt edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Risia më e madhe e këtij viti ishte ndryshimi i drejtueses. Pas kaq vitesh Zana Çela, e cila është edhe themeluese e këtij festivali, nuk ishte më drejtuesja e tij. Ky post iu besua sopranos shqiptare me famë botërore Inva Mula. Mula erdhi si producente dhe drejtoreshë artistike e këtij edicioni. Ndërkohë sivjet çmimi ‘Marie Kraja’ i është akorduar Ilona Mataradze, nga Gjeorgjia, ndërsa vendi i dytë ka shkuar për Andrew Kymach nga Rusia dhe i treti për Shqipërinë, që iu akordua Klodian Kaçanit. Sakaq, çmimi ‘Singer of the future’ e mori Maria Elenis Strimftompola nga Greqia. Në radhët e publikut të Festivalit ishin shumë figura të njohura të jetës publike në Shqipëri. Paparaci ynë ka qenë atje, ndaj sot në “revistawho.com”, ju sjellim disa poza që i kemi marrë pa mendje disave prej tyre. Siç e shihni dhe nga fotot Rudina Magjistari ishte e shoqëruar nga partneri i saj Xhavit Bajrami, me të cilin kanë edhe një vajzë. Sigurisht që nuk do të mungonte stilistja Enada At Nikolla e cila realizoi veshjet e këtij festivali dhe që në këtë foto shfaqet krah gazetares Ilda Lumani. Shohim gjithashtu Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila mirëpritet nga themeluesja e eventit, tanimë Drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela. Veshur me të zeza e një shall gurëkali hedhur krahëve, ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli; shumë e përqendruar tek numri artistik në skenë na shfaqet këngëtarja Kejsi Tola, dhe e buzëqeshur e gjithë klas ecën Eva Mane, bashkëshortja e njeriu më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

zana-celaaa rudina-magjistari vippp-aaa kejsiii-tolaaaa
Tags : Marie KrajaVIP
loading...