lefuture

Spermidina subsanca që redukton sëmundjet kardiovaskulare e gjendet tek…

ok

ATSH-ANSA/ – Substanca “spermidina”që gjendet tek perimet, djathi i stazhonuar dhe drithërat të zgjat jetën dhe redukton rreziqet nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Medicine”.  Ky studim i zhvilluar tek minjtë u shtri edhe në 800 individë të cilët konsumuan vetëm ushqime të pasura me spermidina dhe rezultoi se redukton ndjeshëm rreziqet ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionin e lartë. Kjo substancë nuk është e re për shkencëtarët që janë në kërkim të një eliksiri për të zgjatur jetën. Në fakt studime të mëparshme në kafshë të ndryshme kjo molekulë kishte treguar efekte që ndikonin në jetëgjatësinë. Në këtë studim të ri ekspertët shtuan spermidina në ujin që pinin minjtë, duke filluar një integrim dietik kur minjtë ishin në një moshë të madhe, që përkon me 45-50 me atë të njeriut. Substanca shtoi jetën e kafshëve dhe tregoi se kishte efekte mbrojtëse për zemrën duke kapacitetin e kësaj të fundit. Në fund, ekspertët përdorën spermidina në dietën e rreth 800 personave dhe vunë re se përdorimi më i lartë i kësaj substance përkonte me një ulje të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të tensionit të lartë të gjakut, në veçanti tek meshkujt. “Këto përfundime do të mundësojnë që të zhvillohen studime klinike tek njerëzit më të detajuara, që ndoshta në të ardhmen të kami një eliksir të vërtetë të jetëgjatësisë”, theksojnë shkencëtarët.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password